Flet babai i maqedonasit që goditi 4-vjeçarin: Ju kërkojmë falje, djali të marrë dënimin që meriton

0
110

Goce Iliq shpreh keqardhje që djali i tij, Bojan Iliq, i shkaktoi tragjedinë e rëndë familjes shqiptare Aliu, ku si pasojë e goditjes me veturë – të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Kumanovës – fëmija katërvjeçar i kësaj familjeje ka ndërruar jetë.

“Nuk mund ta kthejmë fëmijën. Gjynah për fëmijën. Në moshën katërvjeçare nuk ka ditur asgjë. Unë ju kërkoj falje dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen gjynah edhe për familjen. Përsëri do t’ju kërkoj falje. Ne nuk e kemi bërë për revanshizëm, siç dëgjohen zërat. Ne nuk kemi pasur asgjë, jo vetëm me atë familje, por me asnjë shqiptar tjetër”, tha ai.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë le të vendosin dhe të shqiptojnë dënimin që meriton djali i tij për shkaktimin e kësaj tragjedie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here