Studentja Tarishi Jain, një nga dhjetra viktimat e sulmit terrorist të disa ditëve më parë në kryeqytetin e Bangladeshit, raportohet se ka telefonuar të atin para se të humbte jetën.
Me zhurmën e plumbave në sfond dhe panikun e dukshëm në zërin e saj 19-vjeçarja ka telefonuar babanë dhe i ka thënë: “Jam shumë e frikësuar…Nuk jam e sigurt nëse do mund të shpëtoj. Ata po vrasin secilin këtu, mendoj që do të qëllohemi një nga një”.