Produkte që u bënë virale këtë vit – sepse e bëjnë jetën shumë më të thjeshtë

0
113

Mësoni cilat janë produktet më praktike dhe të dëshiruara të vitit dhe sa kushtojnë.

Sipas Huffington Post të cilët isha ata që e bënë këtë përmbledhje të dhënash, këto produkte mund të përbëjnë gjithashtu ide dhuratash për ata që duan të kenë në mendje prakticitetin.

Rrjeti social në të cilin këto produkte ishin më të klikuarat ishte pikërisht TikTok, ndaj pa humbur kohë le t’i hedhim një sy listës.

1 – Një shkumëzues dore për qumështin

– Advertisement –

Bëni kapuçino të shkumëzuar, latte të mëndafshta apo çaj-late të përziera me këtë shkumëzues elektrik të dorës që vjen me mbajtësen e vet të banakut. Kjo është ajo që #coffeetok e ka quajtur një “ndryshues loje”. Tanimë, mund të rikrijoni kafen tuaj të preferuar pa qenë nevojë të dilni nga shtëpia.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është: $13 dollarë.

2 – ‘Pantallona zyre sportive’

Këto pantallona të maskuara mund të duken si pantallonat tuaja të zakonshme të zyrës, por ato në fakt kanë një bel elastik dhe ndjesinë e pamohueshme të tutave sportive. Ato janë bërë virale disa herë për ndërthurjen gjeniale të rehatisë dhe profesionalizmit dhe janë rrëmbyer në disa ngjyra dhe printime.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është: $25 dollarë.

3 – Një organizues bizhuterish

Kjo kuti bizhuterish prej pelushi është një dhuratë e shkëlqyer për udhëtarët e shpeshtë por jo vetëm. Ajo kanë ndarëse të shumta të lëvizshme për të parandaluar që bizhuteritë të ngatërrohen ose të humbasin.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $20 dollarë.

4 – Një kokë dushi e ngjashme me SPA-në

Kjo kokë dushi 12 inç mund të jetë një dhuratë e vogël luksi për këdo që e merr atë falë rritjes së avancuar të presionit brenda kokës që jep një reshje të gjerë, të qëndrueshme dhe të fuqishme si të ishit në një SPA. Ajo gjithashtu premton një instalim të lehtë.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $36 dollarë

5 – Një piaster me shumë stile

Ne të gjithë e kemi lakmuar një Dyson Air Wrap në një moment, por ndoshta jemi penguar si pasojë e çmimit të ekzagjeruar. Sipas adhuruesve të flokëve të TikTok, mjeti FlexStyle nga Shark performon pothuajse në të njëjtën mënyrë dhe për një fraksion të kostos. Seria ju lejon të drejtoni, volumizoni, valëzoni dhe thani flokët tuaj.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $270 dollarë

6 – Një printer instant inteligjent Fujifilm

I përsosur për momentet sentimentale në jetën tuaj, ky printer i menjëhershëm i smartfonëve lidhet pa tel me një smartphone për të printuar drejtpërdrejt fotot e ruajtura në bibliotekë, aplikacione, madje edhe video. Me aplikacionin Fujifilm Instax, përdoruesit gjithashtu mund të lëvizin nëpër funksione të shumta printimi dhe të modifikojnë ose shtojnë fotot e tyre përpara printimit.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $100 dollarë.

7 – Furrë me ajër

Furrat me ajër pretendojnë se gatuajnë ushqim që është i shijshëm po aq sa praktike dhe me stil duket kjo pajisje. E shkëlqyeshme për atë person në jetën tuaj që mund ta urrejë idenë për të shpenzuar orë të tëra për të bërë një vakt të gatuar në shtëpi, ky kombinim i tiganit dhe furrës përmban 13 funksione gatimi të përshtatshme me një prekje të vetme si dhe rregullime automatike të temperaturës dhe një shportë me kapacitet të lartë që pastrohet lehtë.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $82 dollarë

8 – Një aparat fotografik dhe printer i menjëhershëm me ekran LED

Instax mini Evo kombinon nostalgjinë e dashur të fotografimit të Polaroid me teknologjinë moderne. Ai shkrep fotografi dhe i printon menjëherë ato me madhësi të kartës së kreditit, plus ka lidhje Bluetooth për të printuar foto nga një telefon.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $200 dollarë

9 – Një prodhues akulli për tavolinë

GE Profile Opal krijon 24 kilogramë akull në ditë dhe ka një kosh me kapacitet të madh që mban deri në 1.5 kg në të njëjtën kohë. Por ky prodhues viral i akullit nuk krijon vetëm akull të zakonshëm. Ai është i famshëm për prodhimin e atyre copëzave të thërrmueshme që merrni në restorant.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është: $200 – $400 dollarë

10 – Një prodhues elektrik sanduiçësh për mëngjes

Prodhuesi elektrik i sanduiçëve Hamilton Beach ju premton një sanduiç mëngjesi të freskët dhe të përgatitur me porosi në vetëm katër hapa të thjeshtë dhe të gjitha me një pajisje. Çdo shtresë gatimi jo-ngjitëse është e lëvizshme dhe e sigurt në lavastovilje për pastrim të lehtë. Kjo është video-ja e bërë virale në rrjete sociale.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $30 dollarë

11 – Një jastëk këndi me formë

Keni një person në jetën tuaj që e ka seriozisht gjumin? Kjo shpikje gjeniale është krijuar për të hequr qafe atë boshllëk të vështirë midis dyshekut dhe shtratit të kokës, duke shtuar gjithashtu njëfarë rehatie në proces. I disponueshëm për të përshtatur përmasat e dyshekut, ky jastëk është bërë nga shkumë me densitet të lartë dhe përmban xhepa magazinimi në të dyja anët.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $57 dollarë

12 – Një mjet mandolinë (6 në 1)

Mandolinat tradicionale mund të jenë paksa të frikshme për t’u përdorur, veçanërisht për dikë më të ri në lojën e përgatitjes së ushqimit. Ama ky mjet i dobishëm është tejet praktik dhe vjen me 8 bashkëngjitje të ndryshme të tehut me rrëshqitje për të grirë, prerë, spiralizuar dhe shumë më shumë, përfshi edhe një dorezë sigurie për të parandaluar çdo aksident.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $25 dollarë

13 – Një top që mbledh mbeturina

I keni parasysh ato thërrimet e vogla të bezdisshme që qarkullojnë në fund të çantës tuaj? Kjo vegël e vogël inteligjente arrin t’i kapë të gjitha falë një topi të brendshëm ngjitës që mund të hiqet, të lahet, dhe të jetë gati për t’u përdorur përsëri.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $13 dollarë

14 – Kutia e menaxhimit të kabllove

Nuk jeni i vetmi që keni një ushqyes të tmerrshëm rryme elektrike në shtëpi që duket sikur është mallkuar nga numri i lartë i telave dhe fishave elektronike që ngatërrohen përreth tij. Ky produkt u bë viral pikërisht për këtë arsye – për të lehtësuar përpjekjet tuaja për të ndërtuar një ambient estetik dhe të rehatshëm.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $11 dollarë

15 – Makinë automatike për ushqyerjen e kafshëve

Furnizuesit automatik të ushqimit të kafshëve si Faroro ju lejojnë të vendosni deri në gjashtë vakte dhe të mund të personalizoni kohën e shpërndarjes dhe sa porcione, madje mund të shtoni një tingull të regjistruar për t’u luajtur gjatë vakteve që kafshët tuaja të mësohen më lehtë! Sipas shumë klientëve, kjo i ka dhënë maces/qenit të tyre kaq shumë qetësi dhe ai hynë në punë jo vetëm kur ata bëjnë udhëtime, por edhe gjatë ditës së punës apo mëngjeset e hershme.

Çmimi mestar për këtë lloj produkti është rreth: $99 dollarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here