Bagdad/ ISIS shkakton të tjera viktima gjatë muajit të shenjtë

0
127

Zyrtarët irakianë thonë se të pakën 79 persona janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë, kryer nga Shteti Islamik, në qendër të kryeqytetit Bagdad.

Të dhënat për numrin e personave të vrarë janë konfirmuar nga policia dhe zyrtarët e spitalit.

Në një postim në Internet, ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur sot herët në mëngjes.

Me këtë sulm u goditën familjet dhe të rinjtë, ndërsa bëheshin përgatitje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here