Italia më rezultative se Gjermania

0
166

Italia dhe Gjermania ka një histori të gjatë përballjeve në finalet e Europianit dhe Botërorit.

Italianët janë më rezultativë pas në tetë takime në fazën finale të aktiviteve ndërkombëtare ku nuk kanë asnjë humbje, ose më saktë 4 fitore dhe 4 barazime. Italia ia ka dalë me Gjermaninë në të gjitha ndeshjet me eliminim direkt, tre herë në Botëror dhe një herë në Europian, kjo ndodhi në Euro 2012 në gjysmëfinale.

Golat e Mario Balotelli larguan nga turneu përfaqësuesen gjermane edhe pse Mesut Ozil shënoi në fundin e takimit që u mbyll me rezultatin 2 – 1.

Por suksesi më i madh natyrisht është triumfi në finalen e Kupës së Botës të vitit 1982. Finalja e luajtur në Madrid përfundoi me rezultatin 3 – 1. Rossi, Tardelli e Altobelli e kthyen të pavlefshëm golin e Breitner.

Një goditje e rëndë për Gjermaninë ishte edhe eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2006 në Dortmund. Skuadra gjermane u mund para publikut të saj me rezultatin 2 – 0. Grosso dhe Del Piero shënuan në çastet e fundit të pjesës së dytë shtesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here