Demi: Një personalitet në krye të Partizanit, Sormanin

0
161

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri, italianin Adolfo Sormani. Ky i fundit pason në këtë detyrë bashkatdhetarin e vet, Andrea Agostineli, që nuk e përmbushi dot objektivin, shpalljen kampion, ndaj nuk iu vazhdua kontrata. Sidoqoftë, ai ka shkuar me rritje, sepse Ardian Takaj i ka besuar stolin drejtues të kampionëve, ndërkohë që ka tentuar t’i rrëmbejë të tjerë “xhevahirë” Partizanit, sikurse ishte rasti i Fejzullahit. Megjithatë, Gaz Demi nuk ka hequr dorë nga trajnerët italianë, të cilët bëhen dy tashmë në Superiore, pa llogaritur këtu edhe De Biazin, në krye të kuqezinjve.

 

Presidenti i të kuqve ka deklaruar në konferencën për shtyp të prezantimit të Sormanit se ky është trajneri i parë, që ka dakordësinë dhe dashamirësinë e të gjithëve në klub, ndaj ky “emërues i përbashkët” që gëzon italiani shpreson të përkthehet në rezultate pozitive. “Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për interesimin. Ndjesë për vonesën. Sot prezantojmë trajnerin e ri, i cili është pjesë e një transformimi shumëplanësh. Këtu kam parasysh edhe rifunksionalizimin e akademisë.

I gjithë stafi ynë ka vendosur që trajner i ekipit të parë të jetë Adolfo Sormani, një personalitet i fushës së futbollit. Ishte një kënaqësi që zotëria pranoi të vihej në krye të Partizanit. Stafi teknik është shtuar shumë, sepse nuk do të jetë thjesht ekipi i parë i Partizanit, por gjithë investimi që po bëhet në klubin tonë nën mbikqyrje. Eshtë hera e parë që një trajner ka dashamirësinë e të gjithë stafit tonë, të bordit drejtues, ndaj shpresojmë që të ecim në rrugën e suksesit,” – nënvizoi në fjalën e tij Gaz Demi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here