Humbi nënën, motrën dhe mbesën në aksident. Rrëfimi prekës i shqiptares

0
152

Pak ditë më parë, humbi në aksident nënën, motrën dhe mbesën.

Blerta Vokshi thotë se ndihet e përhumbur nga tragjedia dhe po mendon të bëjë edhe një padi pas raportit të plotë të policisë.

Aksidentin dodhi në autostradën 400 të Torontos javën e shkuar.

“Unë nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhimbjen dhe lotët. Ndihem e shokuar”, thotë Vokshi cituar nga mediat kanadeze.

Vokshti tha se ajo dhe nipi i saj Aron, ishin në një automjet tjetër teksa familja po kthehej në shtëpi. Për fat të keq, makina me të cilën udhëtonte e motra, Valbona Vokshi, 35 vjeç bëri një përplasje fatale duke shpërthyer në flakë.

Nga aksidenti humbi jetën edhe nëna e saj Xhemile Vokshi, 55 vjeçe si dhe mbesa e vogël Isabela Kuçi, 5 vjeçare.

“Nëna ime Xhemile ishte modeli im më i madh. Ajo e donte këtë vend më shumë se kushdo”, ka thënë Vokshi.

“Motra ime Valbona gjithmonë ka vënë të tjerët përpara vetes. Ajo ishte një person i dashur dhe vazhdimisht ka dërguar para në Shqipëri për të ndihmuar të tjerët”, rrëfen gruaja.

“Mbesa ime Isabella ishte engjëlli im. Ajo ishte një person i bukur brenda dhe jashtë. Ajo solli dritë në jetën tonë për të gjithë ne”, thotë ajo.

Familja shqiptare kishte emigruar 15 vite më parë drejt Kanadasë ku edhe jetonte.

“Ata ishin duke ndjekur ëndrrën që shumica e emigrantëve kanë, kur erdhën në Kanada dhe për fat të keq, tani janë në këtë situatë të tmerrshme,” tha avokati Sandra Zisckind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here