Kuksi-Rudar Pljevja, Policia blindon “Elbasan Arena”

0
151

Me rastin e ndeshjes së fazës së parë kualifikuese të UEFA Europa League midis Kukësit dhe Rudar Pljevlja, policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për këtë sfidë. Për të siguruar mbarëvajtjen e takimit janë angazhuar 110 punonjës policie. Ndeshja e nesërme do të mbahet pa tifozerinë e Kukësit pasi ata janë dënuar nga UEFA për ndeshjen e sezonit të kaluar të Europa League që u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa” kundër Legias së Varshavës. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në stadiumin “Elbasan Arena”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here