Si të krijoni pastrues njollash në kusthte shqëpiake?!

0
150

Le të jemi të sinqertë, fëmijët janë ca krijesa shumë të pista. Ata pikohen me gjithçka. Shto këtu njollat në pantallona nga lojërat me bojëra, nga bari dhe ato të yndyrës.

Mes këtyre dhe njollave nga makaronat në shtëpi nevojitet me patjetër një pastrues njollash dhe ja formula për një të tillë:

Çfarë ju duhet

¼ gotë uji peroksid hidrogjeni

2 lugë gjelle detergjent enësh

2  lugë gjelle glicerinë

10 pika vaj me aromë limoni

Pajisjet:

Kupa matëse dhe lugë

Shishe me ngjyrë të errët

Udhëzimet

Përzieni të gjithë përbërësit përveç vajit aromatik të matur në një kupë matëse.

Hidhini në një shishe me kapak. Mund të përdorni dhe një shishe spraj, por është më e lehtë t’a aplikosh solucionin direkt në njollë. Thjesht sigurohuni që shishja të mos jetë e tejdukshme pasi peroksidi i hidrogjenit e humb fuqinë e tij kur ekspozohet në dritë, ndaj nevojitet një mbajtës i errët.

Shtojeni vajin e aromatizuar direkt në shishe.

 

Përdorimi i pastruesit të njollave

Shkundeni lehtë para përdorimit që të shpërndahet dhe vaji esencial. Aplikojeni mbi copë dhe lageni mirë njollën.

Provojeni në fillim në një pjesë jo e dukshme para se ta përdorni tek rrobat me ngjyra. Nëse është njollë me bazë yndyre mund t’i hidhni në fillim pak sodë që të tërheqë disa pika vaji.

Fërkojeni lehtë njollën me një furçë dhëmbësh ose furça të tjera të buta dhe më pas lajeni rrobën si zakonisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here