‘Edi Rama, faleminderit për falimentimin’!

0
115

Ringritja e ekonomisë post covid-19 do të vonojë, kjo edhe për shkak të keqqeverisjes nga “Rilindasit”, për mungesë aftësish, dhe prej politikave te gabuara qe jane ndjekur.

Masat e forta shtrënguese kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekonomisë shqiptare. Më i godituri është sektori i shërbimeve dhe disa degë të industrisë që u mbyllen plotësisht. Goditje të madhe kanë marrë edhe lokalet dhe restorantet që qëndruan të mbyllura deri para një jave.

Por ajo që është edhe më e keqja është fakti se paketat mbështetëse të qeverisë pas krizës së pandemisë, si ndaj qytetareve ashtu edhe ndaj biznesit, ishin fare minimaliste. As nuk krahasoheshin me vendet e Rajonit e jo më me ato të Evropës! Ndihma qeveritare për shqiptarët që u prekën në masë nga kriza e shkakutuar si pasoje e mbylljes nga pandemia, ka qenë në kufijtë e lëmoshës.

Një ndër kontribuuesit më të mëdhenj të shkencave ekonomike, Friedrik Hajek ka thënë “nëse socialistët do të merrnin vesh nga ekonomia, ata nuk do të ishin më socialistë,” dhe këtë e vertetetojne me se miri ‘socialistet tane’.

Rama pothuajse ka deshtuar ne te gjitha fushat dhe politikat e ndjekura. Edi Rama premtoi arsim për të gjithë, por ua mbylli dyert dhe studentet u detyruan që të regjistroheshin në privat. Premtoi 300 mijë vende pune, por tani ai thotë se “vende pune ka, por nuk ka profesionistë”. “Rama premtoi se punonjësit e administratës do të gjejnë punë sipas meritës, por me pas iu uroi suksese në jetë”.

Qëllimi i vetëm i kësaj  është shpopullimi i Shqipërisë për interesa okulte . Rama ka “insipiruar” shum njerez te cilet me imagjinaten e tyre kane shperndare foto ne rrjet te cilat kane marre reagime te shumta. Nje e tille eshte edhe fotoja e Rames e vendosur ne nje lokal ku thote: “Jepet me qera, faleminderit per falentimin”.

Dhe sa kohe do te vazhdojme te jetojme keshtu?! Si do te ringihemi ne kembe pas deshtimeve te njepasnjeshme?! Sa kohe do te na duhet?! Jane me mijera pyetje qe na kalojne ne mendjen e cdonjerit prej nesh dhe që meritojnë përgjigjen e duhur sa më parë

STANDARD.AL

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here