Shtyhet për në 11 korrik seanca gjyqësore për ish-ministrin Ksera, mungon avokati

0
148

Është shtyrë për në 11 korrik seanca gjyqësore ndaj ish ministrit Spiro Ksera.

Mësohet se prokurori i çështjes e ka cilësuar si të qëllimshme mungesën e avokatit Sokol Hazizaj, i cili mbron të pandehurën Elda Kozaj në këtë proces gjyqësor. Sipas prokurorit, qëllimi i mungesës së avokatit është zvarritja e procesit gjyqësor.

Në seancën e kaluar gjyqësore, ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, dhe disa nga ish-vartësit e tij që janë të bashkëpandehur për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, përfituan gjykim të shkurtuar. Përjashtim bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro, i cili do të vazhdojë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues, pasi çështja në ngarkim të tij do të veçohet.

Ish-ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here