Elbasan/ Qytetarët të kërcënuar nga qentë endacakë

0
176

Qytetarët Elbasanas përballen çdo ditë me rrezikun e kafshimit nga qentë e rrugës. Problem mbetet edhe fakti se qentë janë të pa vaksinuar duke u kthyer në një kërcënim për  përhapje infeksionesh. Nisur nga kjo situatë problematike qytetarët e   qarkut të Elbasanit shprehen shumë të shqetësuar nga kjo situatë. Ata theksojnë faktin se kanë frikë që të kalojnë nëpër rrugicat e lagjes sepse qentë endacakë janë një kërcënim i vërtetë për ta.. Shumë prej qytetarëve ankohen se kanë rënë pre e kafshimit të qenve. Ata i bëjnë thirrja bashkisë së Elbasanit por jo vetëm që të marrin përsipër situatën bashkë më institucionet përgjegjëse për të vaksinuar qentë por edhe për ti larguar dhe rehabilituar qentë endacakë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here