Mjekët: Biznesmeni që vrau turistin, nuk ka probleme me zemrën

0
147

 

Gjykata e Vlorës vendosi dje 20 ditë burg për biznesmenin Fatmir Kuçi. Ai u arrestua tri ditë më parë për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, pasi është i dyshuar se goditi për vdekje me skafin e tij turistin rus, Denis Kaiumov.

Gjyqtarja e çështjes, Atalanta Zeqiraj, ia ka komunikuar masën e sigurisë në spital, pasi 44­vjeçari nuk ka qenë në gjendje të shkojë në gjykatë.

Ai u shtrua në spital mbrëmjen e arrestimit, sepse shfaqi probleme me zemrën.

Por burime nga spitali i Vlorës bënë të ditur se mjekët specialistë kanë kryer të gjitha analizat dhe ekzaminimet e duhura ndaj Fatmir Kuçit, me qëllim për të evidentuar nëse bëhej fjalë për patologji të mundshme.

Pas ekzaminimeve dhe konsultave të kryera, rezultoi se ai nuk vuan nga sëmundje të zemrës. Sipas mjekëve, kjo gjendje e tij mund të jetë nga stresi i shkaktuar pas ngjarjes.

Ndërkaq, vepra për të cilët akuzohet 44­vjeçari parashikon një dënim deri në 5 vite burg.

Dy ditë më parë, prokuroria ka marrë në pyetje në prezencë në sy të nënës së tij edhe djalin 13­vjeçar të Kuçit.

Ai ka thënë se ka qenë pas të atit me një motor uji, kur e ka parë atë që po merrte në det një person të gjymtuar.

Nuk mbetet jashtë përgjegjësisë për biznesmenin edhe lejimi i fëmijës për të marrë i vetëm në përdorim një mjet detar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here