Gazeta britanike/ “The Telegraph”: Zbuloni rivierën shqiptare për veten tuaj

0
173

 

 

Gazeta britanike “ The Telegraph” i ka kushtuar një artikull destinacioneve turistike në Shqipëri, me titull: “Zbuloni rivierën shqiptare për veten tuaj!”.  Foto të një bregdeti të mrekullueshëm mesdhetar, plazhe mahnitëse dhe limane që të lënë pa frymë, kështu nisi artikullin “ The Telegraph”. Duke komentuar Butrintin gazeta shkruan se “rrënojat romantike janë një plotësues i mrekullueshëm në qytete mjaft bregdetare”. “Butrinti është i rrethuar nga një lagunë në brendësi si dhe ngushticat me pamje nga Korfuzi aty pranë, një zbavitje e mrekullueshme përgjatë një rruge bregdetare mbështetur nga kodrat e pyllëzuara në mënyrë të dendur, ullishte dhe fshatrat e bukur”, ka shkruar gazeta britanike në artikull. Sipas gazetës, çmimet janë të ulëta, ndërsa ushqimi i detit është i freskët. Për të gjithë ata që duan diçka tjetër, atëherë është mishi i shijshëm i pjekur në skarë i shoqëruar me sallata të thjeshta. Nëse nuk dëshironi birrë në të nxehtë, atëherë ofrohet verë e kuqe dhe e bardhë nga një rajon i lashtë me vreshtari. Laguna e Karavastasë është me një ekosistem të pasur, një “vend fantastik për të kombinuar kënaqësinë bregdetare me turizmin natyror”. Parku Kombëtar i Llogarasë, shënon pikën ndarëse midis detit Adriatik dhe Jon, duke e cilësuar si një nga pyjet me pisha më të bukura të Evropës. Ndërsa plazhi i Dhërmiut ndër më të njohurit në Shqipëri ka ujë tejet të pastër dhe blu. Këtu përmendet edhe plazhi i Bunecit, ndërsa Borshi konsiderohet si plazhi më i gjatë i pathyer në Shqipëri. “Një spektakël i vërtetë”, shkruan gazeta. “Pavarësisht nga madhësiae tij, prodhimi i vajit të ullirit është aktiviteti kryesor lokal”, është shkruar në artikull.

Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një nga zonat më të preferuara për turistët dhe një bukuri natyrore në Shqipëri. Ajo është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendrore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Karaburunin, Parkun Kombëtar të Llogorasë, vazhdon poshtë me fshatrat Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh, Piqeras , Lukovën, Sarandën dhe përfundon në Ksamil. Kjo është vija bregdetare më interesante dhe më e rrahura nga turistët. disa atraksione historike dhe natyrore: Kalaja e Butrintit apo Kalaja e Ali Pashës, Kalaja e Borshit, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Lëkurësit, Kalaja e Porto Palermos, Kështjella e Gjon Boçarit, Malësia e Akrokeraunev,  Ishujt e Ksamilit, Kanioni i Gjipes, Gjiri i Kakomesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here