Heqja e fashës 300 kw/ Pensionistët dhe shtresat në nevojë, si do të kompesohen

0
174

Kryeministri: Në shenjestër të operacionit nuk janë familjet në nevojë, por njerëz që kanë njësi tregtare dhe punonjës të kompanisë që bashkëpunojnë në vjedhje

Rama me pensionistet fotoKryeministri Edi Rama u sqaroi dje atyre që konsiderohen si shtresa në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, për heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatë në orë të energjisë elektirke. Në një bashkëbisedim i zhvilluar në Kryeministri, Rama siguroi të pranishmit se heqja e fashës nuk do t’i prek këto shtresa pasi qeveria ka gati planin për rritjen e pensioneve për pensionistët kryefamiljarë dhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

 

Bashkëbisedimi

Pas gati një jave që kur kryeministri deklaroi se do të ndërmerret një aksion për ndërprerjen e energjisë elektrike të atyre që nuk paguajnë faturat dhe për heqejn e fashës mbrojtëse prej 300 kË/h, Rama u përball dje me pensionistët dhe familjet që mbahen nga ndihma e shtetit dhe që janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë.  Ai tha se për pensionistët kryefamiljarrë, jo të  atyre që mbahen nga familja, do të ketë rritje të pensionit dhe gjithashtu do të rritet paga për ata që marrin ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. “Ne po përgatitemi që të rrisim pensionet e gjithë pensionistëve kryefamiljarë, që konsiderohen shtresa më e dobët dhe më e prekshme menjëherë nga heqja e fashës dhe të rrisim pagën e ndihmës ekonomike për të gjithë personat dhe familjet që jetojnë në ndihmë ekonomike dhe të rrisim pagën e mbështetjes që marrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Që do të thotë që, çdonjëri prej pjesëtarëve të rreth 200 mijë familjeve”-tha Rama.

Politika e qeverisë më energjinë elektrike nuk është që të dënojë më shumë shtresat në nevojë por bizneset që deri më sot paguajnë sa një familje u shpreh kryeministri. Fashtën mbrojtëse ai e quajti një farsë abuzive ndërsa u shpreh se sot në Shqipëri mungojnë rreth 15 mijë sahate në 150 vende ku duhet të jenë. “300 kilovatë që u vu si pjesë e farsës nuk funskionon dot më. Po kështu jemi të detyruar të mos përsërisim fajin ndaj jush, duke ju thënë se do ju mbrojmë juve, paratë janë aty, ju do rimbursoheni dhe duke ju lënë në rrugë. Çdo njëri pjestar për 200 mijë familjet. Kjo shifër tregon se ky operacion nuk është në kurriz të fukarenjve. Kjo politikë e re, kjo reformë, ky operacion, këto masa nuk janë në kurriz të fukarenjve”,- saktësoi kreu i qeverisë.

 

Shënjestër e operacionit, bizneset dhe faturistët

Në interes të një pyetje të një personi me aftësi të kufizuara, kryeministri theksoi se aksioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së nuk do të prek shtresën në nevojë, por përparësi janë bizneset dhe faturistët që bashkëpunojnë në vjedhje.  “Nuk janë arrestuar fukarenj, por janë arrestuar njerëz që kanë njësi tregtare. Janë arrestuar punonjës të kompanisë, pasi kanë përgjegjësinë më të madhe. Pjesën më të madhe të gjëmës e bëjnë atë që kanë jo atë që s’kanë. Nuk do përdorim atë skemë subvencionimi, por do të rrisim pensionet, ndihmat ekonomike dhe pagat për PAK që askush mos ketë problem të paguajë energjinë”- sqaroi Rama.

“Rezultatet e operacionit të saponisur kundër vjedhjes së energjisë, flasin qartë së shënjestra kryesore janë njësite e biznesit që paguajnë sa një familje dhe po ashtu, bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë së shpërndarjes! Çdo punonjës i OSSHE që ka vënë dorë në sahatin e elektrikut apo në linjat e furnizimit për të manipuluar konsumin në favor të klientit që vjedh energjinë, do të kallëzohet për bashkëpunim në vjedhjen e energjisë – sipas Kodit Penal ndëshkohet me 5 vjet heqje lirie! Sigurisht që operacioni do të shtrihet më tutje edhe tek konsumatoret familjare pasi askujt nuk mund t’i lejohet vjedhja e energjisë, por një gjë duhet të jetë shumë e qartë: kush hyn në shtresat në nevojë do të marrë para shtesë në pension apo në pagën e ndihmës ekonomike ose të aftësisë së kufizuar për të mos u prekur nga heqja e fashës “mbrojtëse”. E cila është kthyer në mburojë e hajdutërisë jo e varfërisë!”, tha kryeministri Rama.  Kreu i qeverisë akuzoi ish-kryeministrin për gjendjen jo të mirë në të cilën gjendet sot sektori i energjitikës.

 

Kushtet e të bërit biznes/ Rama: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore, Basha: Përvetëson reformat tona

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike kanë replikuar dje në lidhje me një raport të bërë publik nga Banka Botërore, ku Shqipëria ngjitet 40 vende më lartë sa i përket përmirësimit të kushteve të të bërit biznes. Ndërsa kryeministrit e lajmëroi raportin e BB-së si një lajm shumë i mirë, reagoi Basha duke u shprehur se kryetari i PS-së përvetëson reformat që kur ishte në opozitë  i ka kundërshtuar.  Në një shënim në Facebook, kryeministri Rama shkroi dje: “Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes”. Ndërsa kreu i Partisë Demkratike I kujtoi kryeministrit se po përvetëson reformat që i sulmoi si opozitë. Në një reafim në rrjetin sociale Facebook, ai e cilësoi deklaratën e Ramës si një ‘gënjeshtër dhe si kurajo prej të mbyturi.” “Gënjeshtra të pacipa të Ramës për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend. Përvetëson reformat tona që i sulmoi si opozitë, hesht për dështimet e tij si qeveri. Kurajo prej të mbyturi…” Ai tha se sot situata ekonomike në vend është shumë e vështire; është rritur papunësia dhe borxhet e shqiptarëve. “90% e qytetarëve luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, 1 në 3 shqiptarë i zhytur ne borxh për konsumin e përditshëm, mbi 10 mijë biznese në prag falimentimi, papunësia në shifra alarmante. Rritje cmimesh, taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Këto janë “arritjet” e Rama-Metës. Paradën e sukseseve imagjinare nuk e ha askush, – nënvizon Basha. – Vendi rënkon, gjeli këndon majë plehut…”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency