Noka tregon si u futën socialistët në Kuvend/ Berisha: Kanë hyrë nga vrima e miut!

0
268

Pamje dramatike dhe qesharake njëkohësisht.

Deputetët e mazhorancës u detyruan të futen nga një hyrje e kaldajës për në Kuvend.

Kjo për shkak se opozita kishte bllokuar të gjitha hyrjet e Kuvendit. Ndërkohë, pamjet u filmuan nga gazetarët, kurse kreu i opozitës, Sali Berisha tha se ata u futën nga vrima e miut.

“Ja filmojeni nga futen deputetët e Edi Ramës. Kësaj i thonë të futesh në parlament nga vrima e miut. Këtu u katandis narko-parlamenti Rama-Linda. Deputetët futen nga kjo dritare, e cila përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i parlamentit, narkoparlamentit të narkoregjimit të Edi Ramës,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here