Mazhoranca miratoi rregulloren për të përjashtuar 2 muaj opozitarët/ Berisha: Ky është asgjësim i parlamentit !

0
247

Pasi mazhoranca miratoi me 74 vota në Kuvend, disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, një ndër të cilët është edhe përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi për dy muaj nëse ndezin flakadanë.

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se ky është asgjësim i parlamentit, duke shtuar se mazhoranca votoi nenin që e bën vendin pa opozitë

Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile.

Greva e urisë dhe çdo akt merret me vendim nga opozita atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe më efiçente.

Gjer tani ju e patë, zëri i saj kumboi në të gjithë botën.

Ai zotëria që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju se nuk mund ta them atë fjalë.

Se është bërë i përçmuari i Europës, i përçmuari i komunitetit ndërkombëtar.

E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer me familjarët e tij.

Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij.

E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij.

Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh klounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë.

Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.

Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.

Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin.

Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit.

Nen, i cili e bën vendin pa opozitë.“, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here