eklaratat e Tahirit/Nisin veprimet hetimore kundër ministrit Tahiri, prokurorët marrin në dorë videot

0
140

 

 

Shqyrtohet fjalë për fjalë çdo deklaratë e bërë nga ministry tahiri kundër gjyqtarit Arjan Aliaj. Verifikohet nëse mes tyre ka element të veprës penale. Besohet se shumë shpejt do të dilet me një përfundim

 

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë tashmë në dorë fatin e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri kur bëhet fjalë për verifikimin e deklaratave të tij dhe dhënies së një përgjigje për kallëzimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Burime nga organi qëndror i akuzës bëjnë me dije se kreu i hetimit në këtë institucion Kostaq Beluri ka marrë në dorë të gjitha videot ku thuhet se janë deklaratat e bëra nga Tahiri kundër gjyqtarit Arjan Aliaj dhe disa gjyqtarëve të tjerë përfshi këtu dhe anëtarë të KLD-së. Mësohet se videot me deklaratat e plota janë tërhequr nga televizionet publike, të cilat kanë të drejtën ligjore për të vënë në dispozicion të akuzës çdo informacion të kërkuar dhe që i shërben kryerjes së një hetimi të plotë dhe të paanshëm. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për rreth 5 deklarata që datojnë prej 6 qersohit.

Deklarata e parë

Në datë 6 qershor ministri i brendshëm Sajmir Tahiri ishte në krahë të  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, kur ky i fundit mësoi vendimin e pezullit nga detyra firmosur nga gjyqtari Arjan Aliaj.  Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe tepër i rëndë. Ministri e cilësoi gjyqtarin në fjalë të paaftë, vegël e PD-së që sipas tij nuk do reformën në drejtësi, njeri që ka liruar kriminel, analfabet. Epitetet vazhduan edhe në ditët në vazhdim. Pesë ditë pas këtyre deklaratave të njëpasnjëshme, pikërisht në 11 qershor KLD vendosi të organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhjemungonte ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Por anëtarëte tjerë të pranishëm dolën menjë mendim të unifikuar. Ata dënonin gjuhën e ashpër të ministrit Tahiri dhe kërkuan të nisej drejt Prokurorisë së Përgjithshme një kallëzim penal kundër tij. Sipas KLD-së Tahiri kishte kanosurm, fyer rëndë dhe intimiduar gjyqtarin Arjan Aliaj dhe në përgjithësi gjithë trupën gjyqësore. Dy ditë pas njoftimit për kallëzimin Tahiri del sërish në një konferencë për shtyp. Në 13 qershor ai deklaroi se pavarësisht kallëzimit ai nuk do të mbyllte gojën. Madje tha se nuk ka frikë nga KLD-ja e padrejtësisë që sipas tij drejtohet nga Predidenti Nishani dhe Gjin Gjoni.

Pajisja e përgjimit

Drejtori I Përgjithshëm I Policisë është duke u hetuar për përfshirje në skandalin e përgjimit me pajisjen Imsi Catcher. Sipas prokurorisë ai nuk ka respektuar ligji. Nuk kamarrë leje për të future pajisjen. Leje e cila duhej të jepej vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme.  Por nuk janë të pakta edhe akuzat që i atribuohen ministrit Tahiri.  Hetimet për këtë çështje janë në një pikë delicate. Prokuroria është duke pritur një përgjigje nga autoritetet Italiane lidhur me vendëndodhjen e aparatit. Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje të tjera interforcës Italiane për të përmbyllur të gjithë pjesën e hetimit. Paralelisht me prokurorinë drejt Italisë ka nisur letërporosi edhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Ky I fundit ashtu si akuza kërkon shpjegime lidhur me vendëndodhjen e aparatit I cili tashmë është bërë pjesë e hetimit në tërësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here