Floida Kërpaçi: Me Belindin si kryetar dhe ne në Këshillin Bashkiak do ta kthejmë arsimin në prioritetin politik të punës së Bashkisë Tiranë!

0
114

Përmes një postimi në Facebook , Floida Kërpaçi ka risjellë sërish në vëmendje planin e Belind Këllicit për arsimin. NË postimin e saj ajo shkruan se me Belindin kryetar bashkie dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak do ta kthejnë arsimin në prioritetin politik të punës së Bashkisë Tiranë! Fondet e një viti do të dedikohen menjëherë për të ndërtuar shkolla të reja atje ku nuk ka, e mandej për të ndërtuar institucione të reja shkollore në ato zona apo lagje të Tiranës që i kanë shkollat ekzistuese publike të mbi-populluara

Postimi i plotë:

Arsim cilësor në çdo lagje të Tiranës.

Bashkë me Belindin si kryetar, ne në Këshillin Bashkiak do ta kthejmë arsimin në prioritetin politik të punës së Bashkisë Tiranë!

Plani ynë është i shkëlqyer;

Dyfishimi i çerdheve dhe kopshteve do të

lehtësojë koston e jetesës, jep mbështetje për nënat e reja dhe ndihmon në zhvillimin cilësor të fëmijëve.

Shkolla cilësore e të mjaftueshme kudo e për të gjithë!

Pothuaj gjysma e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të Tiranës janë me dy turne ose tejet të mbipopulluara.

Zona të tëra ku banojnë dhjetëra mijëra banorë si Astiri, apo zona afër Liqenit të Thatë nuk kanë fare shkolla;

Në tetë vite të qeverisjes së Erjon Veliajt në Tiranë, ka marrë nga kjo taksë në total afro 400 milionë euro të cilat do të kishin mjaftuar që të përmbushnin disa herë kërkesën e qytetarëve për shkolla për fëmijët e tyre.

Fondet e një viti do të dedikohen menjëherë për të ndërtuar shkolla të reja atje ku nuk ka, e mandej për të ndërtuar institucione të reja shkollore në ato zona apo lagje të Tiranës që i kanë shkollat ekzistuese publike të mbi-populluara.

Ky është zotimi ynë për punën që nis në Bashkinë e Tiranës pas 14 Majit.

#PartiaLirise #BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmimj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here