Vlorë, mbërrijnë familjet e para ukrainase: Kemi udhëtuar për 21 ditë

0
126

Në Vlorë mbërritën dy familjet e para Ukrainase, të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës. Anzor Popov ka ardhur me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa Ksenia Breus mbërriti vetëm me fëmijët pas 21 ditësh udhëtim në shtete të ndryshme të Europës. Shtetasit ukraians treguan se në Vlorë erdhën pasi prej një viti e gjysmë kishin blerë një shtëpi pushimi, e cila tashmë do të kthehet në strehën e tyre për t`i shpëtuar luftës.

Nga SYRI TV

Anzor Popov, nuk e kishte menduar një vit e gjysmë më parë, se shtëpia që bleu në Vlorë për pushime, do të ishte streha e tij e ardhshme për t`i shpëtuar luftës në Ukrainë. I riu nga Kievi, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, mbërriti në Vlorë këtë të martë, 21 ditë pasi nisi agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Popov tregon se situata në Ukrainë është shumë e rënduar, por ai dhe familja e tij u larguan mes shumë peripecish.

‘Unë jetoj në Vlorë prej një viti e gjysmë. E dua këtë qytet, e dua Shqipërinë. Nëna ime jeton afër një fshati në Kiev, xhaxhai im jeton në Kiev. Situata është shumë e keqe tani, sepse qyteti goditet me raketa balistike. Ndërtesat po shkatërrohen, njerëzit po vdesin, disa të tjerë fshihen në bodrume për të shpëtuar. Është e vështirë të tërheq familjen time. Kemi jetuar 12 ditë nën tokë në një fshat Nivic. Raketat balistike ruse goditën dhe shkatërruan aeroportin. Kam ardhur këtu me makinë, kam apartamentin tim, jemi dy familje’, – është shprehur Anzor.

Ksenia Breus, tregon se në Shqipëri ka ardhur vetëm me fëmijët, pasi bashkëshorti është në llogoret e luftës kundër pushimit rus. Ajo shprehet se ndihet e frikësuar për bashkëshortin, teksa shpreson që një dtië të ribashkohet me të.

‘Në mëngjesin kur nisën sulmet, telefonova bashkëshortin në telefon dhe i thash që lufta filloi! Ishte ora 5 e mëngjesit. Unë kam 21 ditë që po udhëtoj bashkë me fëmijët e mi me makinën time. Tani që jam larguar, kam parë që bombat kanë rënë pranë shtëpisë sime në Kiev’, – tha ajo.

Familjet e ardhura nga Ukraina, janë paraqitur këtë të martë pranë zyrës së migracionit në Vlorë, për të aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here