Kjo merimangë është shqetësim për njerëzit, gëzim për shkencëtarët

0
164

Njerëzit janë të shqetësuar duke e cilësuar si lajm të tmerrshëm, por shkencëtarët janë të gëzuar për rikthimin e kësaj merimange në Mbretërinë e Bashkuar, e cila rrezikohej të zhdukej. Qindra individë të rritur në robëri janë lëshuar në natyrës.

Bëhet fjalë për merimangën Dolomedes plantarius, e cila është rreth 7.6 cm e gjatë, merimanga më e madhe në Britani. Ajo ha edhe peshq të vegjël. Shkencëtarët thonë se ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe ka rol të rëndësishëm në këtë sistem.

“Kjo popullatë fatkeqësisht ishte pakësuar dhe shkaku kryesisht kanë qenë njerëzit”, shkruan kopshti zoologjik që bëri të mundur rritjen e saj, citon “National Geographic”.

Në vitin 2011, shkencëtarët në kopsht zoologjik filluan një program për mbarështimin e merimangës në robëri. Gjatë një periudhe 2 vjeçare u rritën 400 individë, të cilët u lëshuan në natyrë. Ato jetojnë kryesisht rreth lumenjve dhe pellgjeve me ujë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here