Intervistë me aktorin Julian Deda: Kushtet e teatrit të mjerueshme. Duhet të ekzistojë filtri për të gjetur aktorë e regjisorë

0
1201

Intervistoi: Irini Meçe

 

 

Hera juaj e fundit që keni luajtur një rol në teatër ka qenë para 3 vjetësh tek vepra  “Dorezimi”, nën regjinë e Gent Bejkos. Cfarë mund të na thoni rreth kësaj experience, si u prit “Dorezimi” ?

 

Ishte një shfaqje me të vërtet shumë  e mire, e cila u dha në konform marrëveshje. Gjithmonë eksperiencat e teatrit janë shumë të mira, të lenë gjithmonë një shije shumë të mirë. Këtu flas për  nga ana profesionale. Unë personalisht jam shumë i kënaqur me këtë shfaqje dhe eksperiencën time më të fundit në teatër.

 

Si ishte të punoje me regjisorin Gent Bejkon?

Unë kam vite që punoj me Genti, nuk është rasti i parë që unë punoj me të, por as edhe i fundit. Gentin e kam koleg prej shumë vitesh  . Është një nga regjisorët më të mirë dhe cdo aktor ka qejf të punojë më të, pasi ai aktorin nuk e trajton si një makinë që duhet të punojë, por e lë të lirë, që të punojë ashtu sic ai do.

 

Po të punoje në teatër ? Si është vlerësimi kundrejt aktorëve?

Teatri në këtë pikë ngelet shumë mbrapa dhe vet aktorët nuk janë të kënaqur me pagesat, me vlerësimin finaciar që iu bëhen. Këtu tek ne, teatri calon dhe calon shumë dhe mendoj që do të jetë një punë kolosale për t’ia arritur asaj dite që edhe aktorët të përkëdhelen nga ana finaciare. Sepsë nuk është e drejtë, ku aktorët në teatër japin shpirtin e tyre, japin maksimumin që atë që bëjnë, për të kënaqur njerëzit. Sepse ke të bësh më spektatorë që duan të të shohin, të të dëgjojnë në një shfaqje dhe ata nuk duan t’ia dijnë sesa lekë merr ti apo se me cfarë probleme mund të përballesh. Aktori aty është për të kënaqur spektatorët dhe padyshim për anën profesionale të aktorëve nuk kam cfarë të them, problemi qëndron tek finacimi.

 

Ju keni qenë vet në teatër,ku edhe keni luajtur role,por edhe si spektator ,vlen të theksoj që para disa kohësh ju keni bërë edhe një status për gjëndjen e teatrit. Si është në të vërtet gjendja, kushtet e tij?

Kushtet e teatrit e kam theksuar edhe vazhdoj ta theksoj që janë të mjerueshme dhe janë shumë gjëra që mungojnë në teatër. Po e vërtet e kam bërë atë status kur kam qënë në teatër me vajzën për të parë një shfaqje për fëmijë. Teatri e ka mundësinë për të ngrohur sallën ku jepet shfaqja sepse një ditë më pas kur unë kam qënë me vajzën në teatër që salla ka qënë shumë e ftohtë, është mbajtur një aktivitet tjetër me njerëz të rëndësishëm dhe padyshim kishte ngrohje, salla ishte e ngrohtë. Pra, kur teatri ka leverdi i plotëson kushtet e tij. Disa gjëra, kushtet që mungojnë në teatër, i bëjnë ata që të mungojnë, jo sepse mungojnë, por sepse duan ata që të mungojnë. Trajtimi nuk është në nivelin e duhur, flas nga ana skenike, jo nga ana profesioniste. Teatri është një institucion që duhet të sjellë fitime, të prodhojë fitime, prandaj duhet edhe investuar në të.

 

Por si spekator kur ka qënë hera e fundit për të parë një shfaqje?

Tek shfaqja “Zbutja e kryences”.

 

Cfarë ndryshimi duhet të ndodh në teatër?

Në teatër duhet të ekzistojë filtri, duhet të vendoset një filtër, të hapen audicione masive,ku nga aty të gjejnë aktorë shumë të mirë, regjisorë të mirë, dhe ata që udhëheqin teatrin, sepse nuk është se mungojnë aktorë dhe regjisorë të mirë. Kemi parë pjesë shumë të mira të shkruara dhe të realizuara nga aktorë. Dhe Teatri Kombëtar duhet të jete më i miri i më të mirëve.  Unë si spektator, si njeri që merrem më këtë punë, dua që produkti i këtij teatri të jetë në nivel, ku deri tani ka dalë e dështuar. Publikut duhet që t’i ofrohen gjëra me vlerë, që njerëzit të mos vijnë kot në teatër, por të mësojnë nga shfaqjet, të argëtohen, të kënaqen, të reflektohen dhe të vihen në mendime.

 

A keni në plan që t’i ktheni prapë teatrit? Projekte artistike që keni ndërmend?

Për momentin në plan kam që të qëndroj në televizion sepse ndihem shume mirë. Po gjithashtu jam i gatshëm edhe për tetatër. Për momentin nuk më është ofruar ndonjë rol në teatër, por nëse do më ofrohej dhe do vijë ndonjë ofertë do e shoh me shumë seriozitet dhe me shumë dëshirë, pasi puna e aktorit bëhet me pasion.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here