Kapja politike, Komisioni i Venecias paralajmëroi se sjell kapjen e gjithë sistemit gjyqësor në vend

0
139

Pas shumë përplasjesh dhe akuzash, reforma në drejtësi ka mbetur vetëm në një çështje, në mënyrë që të kalojë me konsensus në Parlament. Edhe pse të hënën mazhoranca e dërgoi draftin në Parlament, sërish e ka lënë derën e hapur për opozitën që të bëhet ndryshimi i draftit për mënyrën e emërimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por jo për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe në Kolegjin e Apelimit. Për këto dy organe, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka negociata dhe ato janë vija e kuqe e reformës. Mirëpo, opozita kërkon që të katërta organet të kenë një formulë emërimi me “vende të rezervuara”. Pyetja që lind natyrshëm është se, përse mazhoranca nuk do që të ndryshojë formulën e emërimit për organet e vetingut? Përgjigjen e ka dhënë vetë Komisioni i Venecia në draftin e tij, ku është shprehur se kapja politike e Komisionit të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, rrezikon që të kapet i gjithë sistemi gjyqësor në vend. Bëhet fjalë për raportin e parë të Venecias, i mbërritur në dhjetor 2015. Në atë kohë, drafti i reformës në drejtësi parashikonte që të vendoste kryeministri për vëzhguesit ndërkombëtarë që do të kontrollojnë procesin e kualifikimit. Atëherë, Venecia në paragrafin 98 shprehej se kapja politike e vetingut ndikon në të gjitha organet e tjera. Në dokument thuhej se kalimi pa konsensus krijon tension të jashtëzakonshëm brenda sistemit gjyqësor, destabilizon punën e tij, shton mosbesimin e publikut mbi këtë sistem, heq vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre të përditshme dhe, si një masë mjaft e jashtëzakonshme, krijon riskun e kapjes së sistemit gjyqësor nga forca politike e cila kontrollon procesin. Një deklaratë e tillë nga Venecia konfirmon faktin se reforma në drejtësi synohet që të kapet politikisht dhe kjo fillon që me organet e vetingut. Dyshimet janë se nëse PS fut njerëzit e saj aty, atëherë do i ketë të gjithë gjyqtarët në dorë, pasi sapo të nisë reforma ata do i nënshtrohen një procesi rivlerësimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here