Merkel zbulon cilët do të vaksinohen të parët në Gjermani

0
118

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zbuluar sot se punonjësit e sistemit shëndetësor dhe qytetarët më të rrezikuar do të vaksinohen të parët, kur të jenë të disponueshme vaksinat kundër koronavirusit.

“Kjo pyetje do të diskutohet së pari me Komitetin e Vaksinimit, Akademinë e Shkencave Leopoldina dhe Komitetin e Etikës, por unë mendoj se tashmë mund të zbuloj se sigurisht infermierët, mjekët dhe njerëzit nga grupet e prekshme do të marrin drejtimin,” tha ajo.

Merkel, duke iu përgjigjur pyetjeve pranoi se njerëzit që i përkasin grupeve specifike “nuk janë të paktë në vend”, ndërsa ajo shpreson se vaksinat e para do të aprovohen shumë shpejt.

“Sigurisht që në fillim nuk do të ketë mjaft vaksina “ , shpjegoi ajo dhe, duke iu përgjigjur një pyetje përkatëse, ndërsa shtoi “askush nuk do të detyrohet të vaksinohet, është një vendim vullnetar”.

Kancelarja gjithashtu vuri në dukje se nuk dihet ende në çfarë sasie do të jetë në dispozicion vaksina dhe sa do të zgjasë imuniteti që do të sigurojë.

Sipas saj qëllimi kryesor është arritja e imunitetit të të gjithë popullatës dhe kjo ndodh edhe nëse janë vaksinuar, por edhe nëse infektohen nga virusi 60-70% e qytetarëve.

“Atëherë virusi do të shkatërrohet pak a shumë dhe ne do të jemi në gjendje të heqim të gjitha kufizimet,” shtoi Merkel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here