Vendime pa “bereqet”/ Vonesa në kohë, rastet e përsëritura kur vendimi i Kushtetueses s’ka ndikim tek çështja

0
110

Gjykata KushtetueseGëzim Saliu

Një ndër problematikat kryesore të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese është koha e dhënies së vendimeve dhe zbardhja e tyre për çështje të ndryshme të ankimuara në këtë organ.

Kohët e fundit, në disa raste vendimet e dhënë nga Kushtetuesja për disa çështje me ndjeshmëri të lartë në jetën politike, por jo vetëm, kanë pasur pak ose aspak ndikim, kjo si pasojë e vonesës në dhënien e tyre.

Kështu, vendimi i zbardhur nga gjykata që i dha të drejtë PD-së pas 1 viti të ketë komisionin hetimor për drogën e Divjakës tashmë thuajse nuk ka kurrfarë ndikimi.

Edhe pse opozita mund ta përdorë komisionin duke e zgjeruar më tej atë edhe me akuzat e fundit për përhapjen e fenomenit të prodhimit të kanabisit, të pakta janë shanset që ai të prodhojë rezultat.

Në atë kohë u zhvillua një “luftë” e vërtetë mes shumicës dhe pakicës për avionin e drogës në Divjakë, gjë e cila solli protesta të forta të popullit opozitar. Në kushtet kur Kuvendi në mënyrë të padrejtë i refuzoi opozitës kërkesën për komision hetimor lidhur me këtë çështje, të djathtët iu drejtuan Kushtetueses. Por që nga vera e kaluar e deri më tani, kanë kaluar thuajse 1 vit dhe çështja jo vetëm që po shkon drejt mbylljes në Prokurori por edhe…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here