Zvicra e ndarë në dysh me Xherdan Shaqirin

0
163

Forma aktuale e Xherdan Shaqirit është bërë debat në Zvicër, saqë kanë filluar edhe përçarjet në mes të ishfutbollistëve zviceran. Niveli i lojës së treguar nga futbollisti i lindur në Zhegër në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, atë ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, ka hapur një debat të gjerë në opinionin zviceran. Sipas disa medieve zvicerane, trajneri Vladimir Petkovic duhet të ulë në stol sulmuesin këmbëshpejtë duke i bërë me dije që askush nuk e ka venin e titullarit të siguruar, ndërsa disa të tjera, formën dhe sjelljen e Shaqirit në fushë e lidhin me shirin e kapitenit, që nuk iu dha para fillimit të Euro 2016. Ish­kapiteni i kombëtares zvicerane, Sforca, mendon se një pauzë, pra ulja në stol do t’i bënte mirë futbollistit dhe do ta kthente me këmbë në tokë. Ndryshe, nga mendimi i Sforcas, ish­sulmuesi tjetër, Marc Streller këmbëngul se pozicioni i Shaqirit në 11­she nuk duhet të vihet në diskutim, sepse me cilësitë e tij mund ta zgjidhë në çdo moment ndeshjen, duke cilësuar takimin e botërorit 2014 me Hondurasin, ku shënoi të tre golat e sfidës, për t’i dhuruar kualifikimin Zvicrë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here