Shqipëri-Rumani, De Biasi habit me Canën…

0
145

Tekniku i kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi, duke folur për ndeshjen me Ruamaninë, që do të luhet nëser, u shpreh se ndeshja është deçizive për të dyja skuadrat. Sipas De Biasit nuk është moment llogarish, por duhet luajtur dhe gjetur rruga e fitores.

De Biasi tha se Lorik Cana është kapiteni dhe nesër do të jetë në lojë. “Është koha të lëm llogaritë. Rumania është një skuadër e ngjashme me ne, e cila lufton fort. Ajo ashtu si ne duhet të fitojë për tu kualifikuar, prandaj nesër në fushë do të jenë përballë dy skuadra që do të luftojnë me çdo kusht për fitoren. Shpresojmë që loja të jetë e drejtë. Skuadra ime është gati”, tha De Biasi. Por pse habit De Biasi?

Duhet pranuar se në ndeshjen ndaj Francës, mungesa e kapitenit Lorik Cana nuk është ndjerë shumë, madje Arlind Ajeti, luajti jashtë zakonisht mirë. Për sa kohë ishte në lojë lojtari që luan në Seria A me Frosinonen skuadra nuk rrezikoi thuajse aspak shënimin e golit. Por, largimi tij nga loja për ti lënë vendin Veselit, për shkak të dëmtimit solli dhe golin e francezëve, të cilët tashmë janë kualifikuar. Aktivizimi i Canës surprizon, pasi vetëm De Biasi ka theskuar se dëtmimi Ajetit ishte arsyeja që u pësua gol. “U dëmtua Ajeti prandaj e ndërrova”, tha De Biasi, duke lënë të kuptohet se aty çaloi dhe skuadra në ndeshjen ndaj Francës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here