Hetimet ndaj Arjan Aliajt, 5 akuzat që rëndojnë mbi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

0
305
Antikrimi Ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj që pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Gazeta ‘Panorama’ shkruan se Aliaj po hetohet me iniciativë të policisë për 5 akuza, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij. Hetimi nisi duke marrë si objekt vilën 3 katëshe në rrugën ‘Sami Frashëri’ në pronësi të bashkëshortes së tij. Antikrimi Ekonomik po e heton për pastrim parash, fshehje të të ardhurave, evazion fiskal, mosdeklarim të pasurisë dhe korrupsion.
Gjatë këtyre ditëve, gjyqtari Aliaj ka qenë në qendër të sulmeve nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama. Ndaj tij nisi një ofensivë në bllok me akuza e kërcënime, pasi pezulloi nga detyra Haki Çakon lidhur me skandalin e përgjimeve.
Nisur nga kjo situatë, KLD dy ditë më parë denoncoi ministrin Tahiri për kërcënim ndaj trupës gjyqësore.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here