Vllaznia licencohet për kupat europiane, kryebashkiakja tregon dokumentin zyrtar

0
95

Ekipi i Vllaznisë, për meshkuj dhe për femra, ka arritur kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë probleme për të përfaqësuar Shqipërinë në sezonin e ardhshëm.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në faqen e saj në Facebook, ku tregoi edhe dokumentin zyrtar të FSHF-së.

“Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falënderoj me zemër! Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA”, ishin fjalët e saj.

Klubi disbursoi mbi 39 milionë lekë, si pagesë e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe tatimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here