Durrës/ 10 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona, njëri punonjës i Forcave Detare

0
145

2 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shitje të lëndëve narkotike.Gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Fast”, blutë arrestuan  Arjan Tabakun 49 vjeç, banues në Krujë dhe  Romin Davidhin  28 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës në Komandën e Forcave Detare.

Arrestimi i tyre u bë pasi me datë 14.06.2016, në lagjen Nr.13, Plazh, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip  Fiat me targa AA 799 LB , me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

·         rreth 10 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

·         një trup pistolete bashkë me tytën;

·         fishekë të kalibrit 7.62 mm;

·         mjeti tip Fiat me targa AA 799 LB;

·         mjeti tip Fiat me targa AA 078 GP;

·         katër aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe  po punohet për kapjen e shtetasit E.K. 25 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here