Me 5 emra/ Arrestohet Elvis Rroshi, fshehu dënimin në Itali e Zvicër

0
146

 

Gjyqtari Dritan Caka ka firmosur urdhër arrestin ndaj kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Vendimi është marrë gjatë ditës së djeshme. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kryebashkiaku kishte falsifikuar dokumentet dhe nuk kishte tëhën tëvërtetën e pesë emrave të përdorur në Evropë

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit në burg” për kryebashkiakun Elvis Rroshi. Vendimi është dhënë në mungesë të tij. Më pas kuvendim është zbatuar nga forcat e Policisë së Shtetit.  Elvis Rroshi është arrestuar në Kavajë. Nuk ka ditur asgjë lidhur me hetimet e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës së Tiranë deri në momentin kur forcat e policisë janë shfaqur tek dera me vendimin në dorë. Nuk ka ngurruar t’i shoqëroi ndërsa me vete ka pas edhe një celular përmes të cilit ka hedhur në rrjetin social facebook një deklaratë. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Dritan Caka. Elvis Rroshi u bë objekt i hetimit menjëherë pas deklaratavetë opozitës se ai ka qenë i dënuar në Itali e Zvicër. Por këto fakte ndonëse kanë rezultuar të vërteta nuk ishin pasqyruar në formularin e vetdeklarimit, që Elvis Rroshi depozitoi pranë Komisionti Qendror të Zgjedhjeve. Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe nismës së prokurorisë për të hetuar veprimtarinë e Rroshit, ky i fundit pati një reagim pak kohë më parë. Ai dha dorëheqjen duke premtuar se nuk do tëndalej deri në momentin e zbardhjes së të vërtetës.  Por kjo deklaratë zgjati vetëm dy ditë. U rikthye dhe menjëherë reagoi duke tërhequr nga dorëheqja. Pretendoi se vendimi i autoriteteve të drejtësisë Italiane për ta dënuar për përdhunim ishte nul dhe ai figuronte i pastër. Por duket se loja e tij nuk pati vlerë. Për dorëheqjen dhe rikthimin e kryebashkiakut Elvis Rroshi, kryeministri Edi Rama i cili e ka mbrojtur në çdo dalje me fanatizëm nuk dha asnjë deklaratë. Ndërsa foli se drejtësia duhet të jap verdiktin e saj për çdo paqartësi me qëllim verifikimin  e të vërtetave.  Pak ditë më parë ishte prokuroria e përgjithshme ajo që iu drejtua Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një kërkesë për të verifikuar dokumentacionin e vetdeklarimit të plotësuard he dorëzuar nga kryebashkiaku Elvis Rroshi. Duket se beteja e drejtësisë me njerëzit e pushtetshëm sapo ka nisur.

 

Falsifikimi dënimet dhe ndryshimi i emrave

 

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, rezulton se i dyshuari nuk ka paraqitur në formularin “Për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

 

Prokuroria e Tiranës nisi hetimin kryesisht, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Sektorit për Verifikimin e Integritetit të Personave në Funksione Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo strukturë kërkoi fillimisht verifikimin paraprak të formularit të subjektit Elvis Rroshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas, ky Sektor vijoi verifikimin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Në bazë të të dhënave të përftuara nga ky verifikim i thelluara, Sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme përcolli informacionin në Prokurorinë e Tiranës, e cila regjistroi procedimin penal. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit. Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës. Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

 

Reagimi i Elvis Rroshit pak minuta pas arrestimit

 

E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italiane që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordinerësh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën sado e gjatë të jetë do ta fitojmë. Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Më akuzojnë për një fakt që e kam ekspozuar vetë publikisht dhe që për drejtësinë italiane është nul. Më akuzojnë për dëbime ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s’kam marrë asnjë dënim. Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qenë i tillë. S’ka problem unë jam mësuar me padrejtësira dhe kam lindur për t’i mbijetuar çdo padrejtësie.

E sigurtë është që Kavajën Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij.

Këtu do jemi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here