Basha pas deklaratës së Metës: Kemi vetëm një kërkesë për miratimin e reformës në drejtësi

0
159

Pak pasi kryetari i LSI, Ilir Meta deklaroi se palët duhet të gjejnë konsensusin nëse PD ka vërtet vetëm një kusht, kryetari i PD, Lulzim Basha doli në një prononcim për mediat për të përforcuar qëndrimin e tij. “Ne kemi vetëm një kërkesë, sic ka qenë zotimi im dhe zotimi i Edi Ramës në Uashington. Është zbatimi i rekomandimit 88 të Komisioni të Venecias. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati ta miratojmë që sot. Nëse nuk bie dakord: tungjatjeta, mirupafshim kur të bien dakord.” Deklarata e Bashës vjen pasi Meta tha se nuk do të votojë një reformë pa konsensusin e PD. Kryetari i LSI u shpreh i habitur që nuk ishte gjetur konsensusi, nëse çështja kishte mbetur vetëm tek kjo kërkesë e opozitës, mbështetur në rekomandimet e Venecias. Kryeministri Rama deklaroi dje se nuk do ta pranonte kurrë këtë kërkesë të opozitës për vende të rezervuara për dy institucionet e vetingut, ndonëse theksoi se e njeh shprehjen politike “kurrë mos thuaj kurrë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here