Kush janë tradhëtarët?

0
176

nebil-cika-c1200x600

 

Nga Nebil Çika

 

Finalet e Kampionatit  Evropian të Futbollit  “France 2916” kane rihapur  edhe një herë debatin për  “tradhtarët e kombit”. Mijëra komente e shkrime fyese e denigruese  kane vërshuar ndaj  futbollistëve shqiptare qe luajnë me  kombëtaren e Zvicrës, pas  humbjes se  Shqipërisë te sidës me të . Sigurisht një  sjellje e pa drejtë ndaj bashkëkombësve  tanë te talentuar qe luajnë futboll për kombëtaren e Zvicrës, vendi ku ata jene rritur e jetojnë nuk i bën aspak antishqiptare, përkundrazi ata  respektojnë me dinjitet vendin qe u bë atdheu i mire i tyre ne një kohe kur atdheu etnik nuk ua ofronte dot një gje te tille . Kësaj ne shqiptarët i themi bese e bujari dhe krenohemi me to.

Por jo vetëm kaq në fakt  evropiani i futbollit  nxori ne pah disa fakte qe na bëjnë të hapim sytë e te shohim  kush janë ne te vërtetë tradhtaret e kombit . Fakti i pare është ai  i TRSH  e cila kundër te gjitha ligjeve , rregullave e vendimeve   nuk transmeton  ndeshjet e ekipit kombëtar  te futbollit duke ua mohuar mijëra   shqiptareve te varfër  ti shohin ato .  TVSH varet nga shteti e qeveria dhe  paguhet nga taksat   shqiptareve ,buxheti i shtetit dhe e ka detyrim ti transmetojë m këto ndeshje  ku  shfaqet me shume se kudo  ne këto dite te zymta krenaria jone kombëtare . A është një tradhti kjo ?

Fakti i dytë  vjen nga një deklarate e futbollistit  shqiptar te Zvicrës  Xherdan Shaqiri . I prekur nga akuzat  dhe fyerjet e shumta ne stadium e medie  Shaqiri  vendosi me ne fund te thotë te vërtetën: Nuk  përfarojmë Shqipërinë  jo se nuk kemi dashur  por se  presidenti  i FSHF Armando Duka  nga ka kërkuar  mua dhe  te tjerëve nga 100 mije  euro  për te luajtur me  kombëtaren e Shqipërisë. Një turp e skandal  qe nuk ka ndodhur ne asnjë vend te botes.  A është kjo një tradhti kombëtare ?!

Fakti i trete e i fundit por i pari për nga rëndësia vjen serish nga  “Francë 2016” . nje parullë  për  gjenocidin grek  ndaj çamëve e shpalosur ne tribunën e  tifozëve zviceran   provokoi  reagimin e qeverise  greke. Ne  deklaratën e protestës  MPJ e Greqisë  zbuloi një fakt qe qeveri shqiptare  ia kishte mbajtur deri tani te fshehur publikut . Gjate vizitës javën e kaluar te ministrit grek te punëve te jashtme  Niko Koçias   ministri i yshtem dhe qeveri shqiptare  i koshin deklaruar atij se “ Çështja Çame “ nuk ekziston . Kjo deklarate e  MPJ  greke  nuk është përgënjeshtruar  nga qeveri shqiptare gje qe do te thotë se është  e vërtete . A është kjo një tradhti kombëtare ?

Akuza me e madhe qe u behet futbollistëve  shqiptar te Zvicrës është se zgjodhën   Zvicrën dhe jo Shqipërinë për interesa , para . Nuk duket  kështu por erdhe sikur te jete  kështu ata marrin pare e tyre  te djersës e talentit te tyre  jo te shqiptareve  e Shqipërisë . Ndërkohë  qe është e sigurt për interes politike  e para shume me shume  se  te paret  kane bere erdhe TVSH , Duka  Bushti e Rama , madje këta nuk  marrin  paratë e tyre  por vjedhin e grabisin  partë e shqiptarëve dhe ne rastin e Çamërisë  shesin e shkelin gjakun e mijëra martireve te masakruar. Me thoni tani  kush janë tradhtaret: Shaqiri  Xhaka  Berhami, Mehmeti etje  apo Rama ,Bushti, Duka ,Gëllçi etje ?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here