Shqiptari ndihmoi shokun për t’i vrarë prindërit, policia britanike dyshon se po përgatit arratisjen në Shqipëri

0
115

Ali Qazimaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për vrasjen e një çifti britanik. Gazeta “The Mirror” shkruan se shqiptari ka jetuar 20 vjet në Londër si kosovar. Ai ka qenë në vitin 2013 në Shqipëri dhe me gjasë po përgatit të kthehet prapë atje. Qazimaj është shpallur në kërkim prej 1 jave. “The Mirror” shkruan se ai ka blerë tokë në Rinas dhe se mund të kthehet në Shqipëri për të jetuar me emrin e tij real. Gazeta ka zbuluar një letër me një numër telefonik shqiptar të përdorur prej tij dhe ku ishin shënuar disa të dhëna për tokën që ai kishte blerë në Rinas. Këto të dhëna i janë dërguar policisë shqiptare, e cila ka nisur bashkëpunimin me britanikët. Ali Qazimaj, 42 –vjeç, njihej edhe me emrin Marco Costa. Ai dyshohet të ketë lidhje kriminale në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here