Rritja e pensioneve nga vitet 1993-1996/ Për të gjithë pensionistët, arsyet pse nuk rriten pensionet para dhe pas këtyre viteve

1
171

“Përfitojnë nga rritja e masës së pensioneve vetëm këta pensionistë që kanë dalë në pension në këtë hark kohorë pasi vetëm këta vite pra përkatësisht nga vitet 1993- 1996, pasi nuk ishin prekur asnjëherë nga masa e rritjes së pensioneve. Për të gjithë vitet e tjera si para këtyre viteve ashtu dhe pas këtyre viteve kanë përfituar më herët nga masa e rritjes së pensioneve”

 

Sejrie Baleta

 

 

Marrja dhe pajisja me pensione nga grupe të ndryshme të shoqërisë është një e drejtë që është dhe e sanksionuar me ligj. Por masa e përfitimit të pensioneve varet nga vitet e punës pagat me të cilat kanë qene paguar, si dhe pozicioni i punës që kanë bërë. Tashmë pensionistë sa herë që bëhen ndryshime në lidhje ma pagesat e pensioneve që ata marrin janë tërë kureshtje për të parë se sa kanë përfituar nga reforma të ndryshme që bëhen në këtë drejtim. Kjo gjë ndodhi dhe me reformën e fundit të ndërmarr nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në lidhje me rritjen e pagesave të pensioneve nga vitet 1993- 1996. Por fakti se pse janë rritur pensionet vetëm në këtë hark kohorë ka lënë të pa kënaqur shumë pensionistë. Nëpër zyrat ku dhe shpërndahen pensionet në Tiranë por edhe në të gjithë vendin pensionistë sapo janë njoftuar nga media për këtë ndryshim janë gjendur përballë zyrave duke pyetur për masën e përfitimit të pensionit. Punonjëset e një prej qendrave ku shpërndahen pensionet  tek Medreseja shprehet se: “ Ka pasur një interesim shumë të lartë nga ana e pensionistëve, sapo janë informuar nga media se do të rriten pensionet. Por edhe ne nuk jemi ende në dije të saktë se kush do të përfitojë dhe sa. Nuk na kanë ardhur procesverbalet dhe ligji i ndryshuar. Ne jemi në dijeni vetën të komunikatës që ka bërë për media Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sapo të marrim informacione më të detajuara normalisht që do ti njoftojmë të gjithë pensionistët”. Por nëpër sportelet e këtyre qendrave pensionistët ishin të shqetësuar se pse ata nuk përfitonin nga ngritja e masës së pagesave të pensioneve vetëm pensionistët që kishin dalë në pension në harkun kohorë 1993-1996. Për të gjitha ata që kanë dalë në pension para dhe pas këtyre viteve, burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë konfirmojnë se : “Përfitojnë nga rritja e masës së pensioneve vetëm këta pensionistë që kanë dalë në pension në këtë hark kohorë pasi vetëm këta vite pra përkatësisht nga vitet 1993- 1996, pasi nuk ishin prekur asnjëherë nga masa e rritjes së pensioneve. Për të gjithë vitet e tjera si para këtyre viteve ashtu dhe pas këtyre viteve kanë përfituar më herët nga masa e rritjes së pensioneve. Ishim të detyruar që  këtë herë nga masa e rritjes së pensioneve të përfitonin këta pensionit që kanë dalë në pension në këtë hark kohorë 1993- 1996. Ndërkohë nga ana tjetër konfirmuan për gazetën “Standard” burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se nga masa e rritjes së pensioneve përfitojnë vetëm ata pensionistë që kanë dalë në pension në harkun kohorë të viteve 1993-1996. Pra të gjithë ata pensionistë që kanë dalë në pension nga viti 1993, 1994, 1995, 1996, përfitojnë nga rritja e pensioneve sipas masës përkatëse. Por për të gjitha ta pensionistë që nuk kanë dalë në pension në këto vite nuk përfitojnë nga rritja e pensioneve sepse reforma ka kapur vetëm këta vite pasi këta vite asnjëherë nuk ishin përfshirë më parë në reformën e rritjes së pensioneve. Prandaj ky informacion është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata pensionistë që janë të shqetësuar me arsyen se pse nuk do tu rriten pensionet këta janë arsyet që japin dhe dy institucionet përgjegjëse.

 

 

Pensionistet-780x439

 

Masat e pensioneve nga viti 1993-1996, kategoritë që përfitojnë

 

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë,  llogariten si pensione të plota që kanë dalë në pension nga viti 1993 e deri në vitin 1996.

 

 Për vitin 1993

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara nga periudha 1.10.1993 deri në 31.12.1996 sipas ligjit  do të shpërblehen nga 1 401 (një mijë e katërqind e një) lekë deri në 2 474 (dy mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e pesë) lekë deri në 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

 

Për vitin 1994

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nga 2 175 (dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë deri në 3 840 (tre mijë e tetëqind e dyzet) lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e tetë) lekë deri në 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

 

Nga 1994- 1995

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nga 2 492 (dy mijë e katërqind e nëntëdhjetë e dy) lekë deri në 4 400 (katër mijë e katërqind) lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 087 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e shtatë) lekë deri në 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

 

Për vitin 1995

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit do variojn nga 2 741 (dy mijë e shtatëqind e dyzet e një) lekë deri në 4 400 (katër mijë e katërqind) lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 086 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e gjashtë) lekë deri në 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

 

Nga viti 1995- 1996

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit  që do të jenë nga 3 070 (tre mijë e shtatëdhjetë) lekë deri në 5 420 (pesë mijë e katërqind e njëzet) lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 (katërmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e tetë) lekë deri në 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

 

Për vitin 1996

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nga 5 420 (pesë mijë e katërqind e njëzet) lekë në muaj, shtohen me shumë fikse, duke arritur në masën 23 640 (njëzet e tre mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë në muaj.

Pensionet për vjetërsi shërbimi kalojnë në masën 70% të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70% të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30.9.1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70% të pagës.

 

Punonjësit e nëntokës

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë,  llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.1.1995 – 1.1.1997, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.  Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2016, llogariten në shumën 324 100 000 (treqind e njëzet e katër milionë e njëqind mijë) lekë dhe përballohen nga rezultati pozitiv financiar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015.  Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për përballimin e vëllimit të punës për zbatimin e këtij vendimi, t’i shtohet fondi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në planin e shpenzimeve administrative, i cili të përballohet brenda shpenzimeve të programuara për sigurimet shoqërore për vitin 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Une jame nje mesuese qe kame punuar mbi 30 vjete ne arssim,dhe ne Tetor te 1991 dola ne pension me 60%,pasi ndihej nevoja e vendeve te punes per te rinjet.Kur mbusha moshe e daljes ne pension,perseri nuk mu shtua paga.Sote une marre 14500,i njejte me ate qe ka dale ne 1993.Atij i shtohet paga, mua jo. Pse?.Kjo me duket e padrejte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here