Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore

0
157

Ekspertët britanikë të shkodimit të kodeve sekrete të shërbimeve të inteligjencës janë vënë prej javësh në shërbim të zbardhjes së një kodi që i përket Luftës së Dytë Botërore. Mesazhi u gjet i lidhur në mbetjet e këmbës së një zogu fluturues që mendohet se ka qenë pëllumb në qytezën e Surreyt në Britaninë e Madhe. Me këmbën e zogut ishte e lidhur kutia që mbante në brendi një kod më 27 shkronja. E vetmja frazë e kuptueshme është “Shërbimi i pëllumbit”, ndërsa pjesë tjetër mbetet ende një mister. Ekspertët britanikë të inteligjencës deklarojnë se do të duhet ende shumë kohë, për të mos thënë që do të jetë e pamundur zbardhja e kodit. Sipas tyre është e nevojshme bërja publik e kodit pasi të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tij, mund të dihen nga publiku. “Ne nuk kemi shumë shpresë në deshifrimin e kodit. Të tilla kode gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtoheshin në mënyrë të atillë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i deshifronin dhe askush tjetër”, deklaroi për BBC një ekspert britanik i inteligjencës që preferoi të qëndrojë anonim. Ekzistojnë dy hipoteza për përdorimin e kodit, e para që është një mesazh i rëndomtë i koduar, mes mijëra të tillëve që janë përdorur gjatë luftës dhe e dyta që mesazhi është ndërtuar nëpërmjet një kodifikimi special që më pas është shkatërruar për të humbur gjurmët e një operacioni luftarak. Ekspertët britanikë deklarojnë se nëse bëhet fjalë për rastin e parë, kodi është i pathyeshëm, ndërsa nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, grumbullimi i më tepër të dhënave nga publiku, persona që mund të kenë qenë anëtarë të inteligjencës në vitet e luftës apo që kanë patsur dijeni për të tilla letër-shkëmbime e që janë gjallë, mund të ndihmojë në zbardhjen e mesazhit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here