Vajza autike feston ditëlindjen e vetme, pasi shokët që kishte ftuar e refuzuan

0
173

Një vajzë me autizëm festoi e vetme ditëlindjen e saj të 18’të, pasi askush nga miqtë e saj nuk erdhi në partyn e saj.

Halle Sorenson nga Maine, SHBA i ftoi të gjithë miqtë e saj dhe shokët e klasës për të festuar ditën e saj të veçantë.

 

Nëna e saj, Allyson Seel-Sorenson, bëri fotografinë prekëse të vajzës së saj, e cila duket duke qëndruar vetëm përballë tortës së saj me një kapelë festimi.

Fotografia prekëse e vajzës, u bë shpejtë hit në rrjetet sociale. Postimi në Facebook mori më shumë se 120,000 shpërndarje në më pak se 48 orë.

 

Mijëra njerëz thanë se do t’i dërgojnë kartolina për ditëlindje asaj, pas publikimit të fotografisë prekëse.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here