Bulevardi i ‘Kullës Eifel’ tejmbushet me tifozë, pritet zyrtarizimi i startit të Europianit (FOTO)

0
149

Tifozët e cmendur të futbolit janë mbledhur në zonën e posacme për fansat ngritur pranë kullës Eifel në Paris, orë përpara startit zyrtar të Kampionatit Europian të Futbollit. Më shumë se 100 mijë tifozë pritet të mbushin cdo ditë këtë zonë, për të ndjekur live ndeshjet në ekranet gjigande të vendosura në zemër të kryeqytetit francez. Mbi 2.5 milionë spektatorë pritet të ndjekin live 51 përballjet mes 24 ekipeve më 10 stadiumet franceze.

Shefi i Policisë së Parisit tha se mijëra forca policie, plot 110 mijë, do të jenë në gjendje gadishmërie për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.

Që nga muaji nëntor i vitit të shkuar, pas sulmeve terroriste që shkaktuan 130 viktima, Franca është në gjendje emergjence ndërsa shba, franca dhe shtete të tjera kanë paralajmëruar se militantët mund të kenë target të tyre pikërisht qytetet franceze.

Militantët e shtetit islamik kanë kërcënuar për një seri sulmesh me bombë në turmat më të ëmdha në Francë që prej muajit maj. Ndaj për ekspertët e sigurisë por edhe për zyrtarët më të lartë të policisë franceze, siguria do të jetë një sfidë e madhe.

3519824700000578-3634209-image-a-36_1465512233187 351A4A3A00000578-3634209-image-a-22_1465512127503 351A4A2700000578-3634209-image-a-14_1465512070160 351A4A4800000578-3634209-image-a-34_1465512223569 351A152000000578-3634209-image-a-19_1465512117460  3519D0D200000578-3634209-image-a-38_1465512238692 3519F21300000578-3634209-image-a-6_1465511798806

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here