Shokuese, nga veza e thyer krijohet një zog (VIDEO)

0
194

Një grup nxënësish nga shkollat e mesme në Japoni kanë arritur të rrisin një zogu pule pa qenë nevoja të jetë brenda guacës së vezës.

Eksperti i nxënësve nga Chiba e Japonisë hedh vezën në një gotë plastike, duke demonstruar metodën përgjatë 21 ditëve, periudhë kur një zog rritet mjaftueshëm për të dalë nga veza.

Pak a e shumë veza është vendosur në një inkubator, pasi veza është mbështjellë me material plastik. Siç shihet edhe në video, krijesa re nis e merr formë në ditën e 5-të, ndërsa një javë më vonë embrioni nis e përhapet në të verdhën e vezës. Në ditët në vijim, zogu krijon gjymtyrët dhe sqepin.

Nxënësit pretendojnë se po e zhvillojnë këtë teknikë “për herë të parë” në histori, por britanikja Mail thotë se një teknikë e tillë është përdorur edhe më herët. Për shumë vite, shkencëtarët po përpiqen për të gjetur një mënyrë që të fitojnë qasje gjatë procesit të zhvillimit tek zogu i pulës, për të mësuar procesin e rritjes dhe teknikat e reja të rigjenerimit në mjekësi.

https://www.youtube.com/watch?v=YuJo6NMCauM

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here