Lezhë/ Drogë në makinë, 23-vjeçari tenton t’i marrë edhe bllokun e gjobave policit

0
129

Policia e Lezhës ka arrestuar një person, ndërsa për një person tjetër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë pasi  kundërshtuan efektivët e policisë.

Gjon Martinaj dhe një shtetas tjetër me iniciale Gj. M po udhëtonte me një automjet, por pasi u ndaluan nga policia i është komunikuar masa administrative, por shtetasit e kanë kundërshtuar, duke tenduar ti marrin bllokun e gjobave policit.

Policia sqaron se edhe pasagjeri shtetasi Gj.P. ka dalë nga mjeti dhe nuk i është bindur punonjesit të policisë për tu futur në mjet.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjon Martinaj, banues në Patok Kurbin, i janë gjetur 417,6 gr lëndë bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Shtetasi Gjon Martinaj, 23 vjeç, banues në Patok,  është arrestuar në flagrancë për veprat penale”  Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”  dhe  “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”  parashikuar nga nenet 236/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Gj.M. 56 vjeç,  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të  punonjësit të policisë së rendit publik ”  parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here