Vjedhja në Rinas, Bersiha: Qeveria lan duart duke thene “nuk kemi pergjegjesi!”

0
308

Ish-Kryeministri Sali Berisha e quajti të papërgjegjshëm reagimin e qeverisë për grabitjen në Rinas. Sipas tij qeveria i lau duart për atë që ndodhi, njësoj sikur Rinasi të ishte diku në shkretëtirë. Berisha i kërkon prokurorisë të nisë menjëherë hetimet pasi, sipas tij, akti ka bashkëpuntorë në qeveri.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Terroristet e armatosur, jo te ISSI-s por te euros, pushtuan aeroportin e Rinasit. Qeveria lan duart duke thene “nuk kemi pergjegjesi!”

Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur.

Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.

Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale.

Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale! sb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here