U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në 1997-ën, Gert Gjenerali kërkon rigjykim

0
131

Gjykata e Apelit i dha mundësinë Gert Gjeneralit të ankimojë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e  si të fortit të Tiranës, Nazim Zyberi, në gusht 1997, në Itali.

42-vjeçari Gjenerali kërkon rigjykim, pasi është dënuar në mungesë. Për momentin Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë të bëjë ankimim. Vetëm kaq. Mbetet për t’u parë nëse një trup gjykues do t’i japë të drejtë Gert Gjeneralit, i dënuar me burgim të përjetshëm për të rihapur edhe njëherë nga fillimi çështjen apo jo. Gert Gjenerali pretendon se e mori vesh dënimin, pasi mori formë të prerë dhe pasi ai u ekstradua nga Italia për të kryer dënimin kapital në Shqipëri.

Gert Gjenerali u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here