Nuk bëhet fjalë për filma por për të vërteta misterioze!

0
204

Të gjithë keni dëgjuar për Trekëndëshin e Bermudeve dhe misteret që e rrethojnë atë. Teoritë në lidhje me këtë vend variojnë nga ato të arsyeshme e deri tek me qesharaket. Është padyshim një vend i rrethuar me mister. Megjithatë, Trekëndëshi i Bermudeve nuk është i vetmi. Ka edhe 10 vende të tjera nëpër botë të ngjashëm me të.

Malet e Supersticionit janë një varg malesh të vendosur në lindje të Feniksit, Arizona.

Sipas legjendës, dikur rreth viteve 1800 një burrë i quajtur Jacob Waltz, zbuloi një minierë floriri që tashmë njihet me emrin Miniera e Arit e Humbur e Gjermanit.

Ai e mbajti vendndodhjen e minierës të fshehtë deri në shtratin e tij të vdekjes, në të cilin ai e ka thënë ose jo (varet nga varianti i historisë që po lexoni) dikujt sekretin e tij.

Megjithatë, miniera nuk është gjetur pavarësisht ekspeditave të pafund. Disa thonë që shpirtrat e atyre që kanë humbur jetën duke kërkuar minierën vërtiten ende nëpër këto male.

Ndërkohë ka edhe nga ata që besojnë që hyrja për në ferr është e vendosur në këto male.

A e keni pyetur veten nëse kishte një trekëndësh Bermudash në hapësirë? Jo? Atëherë ndoshta po e mendoni tani dhe përgjigja është që ka. Kjo quhet Anomalia e Atlantikut Jugor. Kjo është zona ku rripi i rrezatimit i njohur si rripi Van Allen i Tokës i afrohet më shumë sipërfaqes së Tokës.

Është një zonë e vendosur vetëm pak larg bregut të Brazilit, dhe është përgjegjëse për probleme të shumta me satelitët dhe anijet kozmike, që nga prishja e programeve të tyre e deri tek mbyllja fare e funksionimit të tyre. Teleskopi Hubble është i fikur dhe nuk regjistron vëzhgime kur kalon nëpër të (gjë që ndodh 5 herë në ditë).

Megjithatë nuk janë vetëm probleme teknike. Disa astronautë raportojnë që ata shohin yje që bien në fushën e tyre vizive ndërkohë që kalojnë atje.

Arsyeja e këtyre problemeve nuk kuptohet plotësisht. Dyshimi kryesor është që nivelet e larta të rrezatimit që mblidhen në anomalinë, por shkencëtarët nuk janë të sigurt se si apo se pse ndodh kjo gjë.

Jo i kënaqur vetëm me pak individë që ishin zhdukur, Liqeni Anjikuni vendosi që të çojë gjërat në një nivel tjetër, dhe të bëhet përgjegjës për zhdukjen e një fshati të tërë. Gjithçka ka ndodhur në nëntor 1930, kur dikush me emrin Joe Labelle po kërkonte një strehë për natën.

Labelle e njihte fshatin Inuit, popullsia e të cilit varionte nga 30-2000, varet se cilin variant dëgjoni. Ai shkoi deri atje dhe ngeli i habitur – fshatarët nuk ishin në asnjë vend.

Çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe ushqimet e armët ishin lënë pas. Labelle i çoi një telegram RCMP dhe filloi një hetim. Ne vendin ku bëheshin varrimet u zbulua që të paktën një prej varreve ishte hapur, dhe jo nga kafshët, dhe ishte boshatisur. Për më tepër, rreth 300 këmbë nga fshati, trupat e rreth 7 qenve të slitave u gjetën, të cilët kishin ngordhur nga uria edhe pse në fshat kishte dyqane ushqimi të hapura.

Disa versione të historisë raportojnë edhe drita të çuditshme mbi liqen rreth kohës së zhdukjes.

Çfarë ka ndodhur? Ka pasur nga deklaratat më të ndryshme në lidhje me arsyen e zhdukjes, duke përfshirë edhe alienët, fantazmat, e edhe vampirët.

Deti i Djallit ose Trekëndëshi i Dragoit është një zonë në Oqeanin Paqësor që është i mbushur me ngjarje të çuditshme. Pranë brigjeve të Japonisë, ka qenë vendi i deklaratave të panumërta për fenomene të pashpjegueshme, duke përfshirë anomali magnetike, objekte dhe drita të pashpjegueshme, dhe sigurisht edhe zhdukje misterioze.

Zona është e konsideruar si e rrezikshme nga autoritetet e peshkimit japonez. Një histori tregon që në vitin 1952 qeveria japoneze ka çuar një mjet kërkimi për të hetuar misteret e Detit të Djallit, raporton bota.al, transmeton Telegrafi.

Kuptohet që mjeti i kërkimit dhe ekuipazhi i tij prej 31 personash nuk u panë më. Një histori tjetër tregon për përpjekjet e Kublai Khan për të pushtuar Japoninë duke kaluar nëpër Detin e Djallit, e duke humbur të paktën 40000 njerëz në këto përpjekje.

Ndërkohë teori të ndryshme hidhen në lidhje me atë së çfarë ndodh aty: që nga alienët, deri në dyer për në universe paralele. Disa sugjerojnë që aktiviteti i lartë vullkanik në rajon është përgjegjës për disa prej zhdukjeve.

Ferma Bigelow, më parë e njohur si Ferma Skinwalker dhe Ferma Sherman, është një pronë prej 480 akrash në veriperëndim të Utah e që është zonë e mbushur me shfaqje UFO-sh, gjymtim kafshësh dhe ngjarje të tjera të çuditshme.

Megjithëse ngjarje të çuditshme janë dokumentuar që në vitet 1950, disa prej historive më të çuditshme u ndodhen një çifti fermerësh, Terry dhe Gwen Sherman pasi ata blenë fermën në vitin 1994.

Shermanët ishin vazhdimisht të përndjekur nga ngjarje të frikshme si shfaqje UFO-sh, ngjarje të pashpjegueshme dhe masakrime të pashpjegueshme kafshësh.

Situata ishte aq e padurueshme për ta, sa në vitin 1996 ata ia shiten fermën e tyre Robert Bigelow, themeluesit të National Institute for Discovery Science, i cili dëshironte të studionte misteret që rrethonin fermën. Bigelow është pronar i fermës edhe në ditët e sotme dhe NIDS i mban shumë të fshehta zbulimet e tyre.

Point Pleasant (Pika e këndshme) me siguri që është quajtur me vend kështu në një farë pike, por tani është i mbushur me tregime të ngjarjeve misterioze dhe të frikshme dhe emri i tij tani nuk është gjë tjetër vetëm një aliteracion ironik.

Më e njohura prej këtyre ngjarjeve përfshinë një krijesë të njohur si Mothman, që thuhet se ka terrorizuar komunitetin e Virginia-s Perëndimore që nga nëntori 1966 e deri në dhjetor 1967.

Më shumë se 100 qytetarë të ndryshëm të Point Pleasant janë dëshmitarë okularë të kësaj krijese të tmerrshme.

Mothman që kanë qenë subjekt i një libri dhe një filmi, dhe që ka statujën e tij në Poin Pleasant, ka pasur shumë shpjegime të ndryshme. Disa besojnë që është një jashtëtokësor, ndërsa ka të tjerë që besojnë që është një mutant.

Çfarëdo të ketë qenë, raportimet për Mothman-in ndaluan pasi Ura e Argjendtë u shemb në 15 dhjetor të vitit 1967 duke vrarë 46 persona dhe që bëri që shumë të besonin se ngjarjet të ishin të lidhura në një farë mënyre.

Përveç Mothman-it, edhe shumë përralla të tjera paranormale nga Point Pleasant përfshijnë shfaqje të UFO-ve dhe raportime të të ashtuquajturve “Burra me të Zeza”.

Trekëndëshi Michigan është një tjetër trekëndësh gjeografik, i vendosur në mes të Liqenit Michigan.

Gjithashtu edhe ky trekëndësh është një vend ku ka shume zhdukje të jetëve ujore dhe tokësore.

Disa prej më të famshmëve përfshijnë:

Kapiteni Donner; në 28 prill 1937, kapiteni George R. Donner i O.M. McFarland ishte duke u kthyer nga Erie, Pensilvani ne Port Washington, Wisconsin, dhe duhet të kalonte përmes trekëndëshit.

Sipas historisë, ai ishte shumë i lodhur dhe u kthye në kabinën e tij, duke lënë dikë tjetër që ta zgjonte kur të afroheshin pranë destinacionit. Rreth tre orë më vonë, kur personi tjetër shkoi ta lajmëronte si e kishte porositur, Donner nuk ishte në kabinën e tij. Nuk ishte as nëpër anije. U bë një kërkim shumë i thellë por kapiteni Donner nuk u gjet asnjëherë.

Fluturimi 2501; në 23 qershor 1950, Fluturimi Northwest Airlines 2501 ishte duke u kthyer nga New York në Minneapolis në duart e pilotit me eksperience Robert C. Lind, dhe kishte në të 58 pasagjerë.

Për shkak të motit të keq, kur avioni ishte pranë Chicago, ai ndryshoi rrugë dhe duhej të kalonte mbi Liqenin Michigan.

Rreth mesnatës, Lind kërkoi leje që të shkonte nga lartësia 3500 ft në 2500 ft, pa shpjeguar arsyen.

Kërkesa e tij nuk u pranua dhe ky ishte komunikimi i fundit i bërë me Fluturimin 2501. Pozicioni i tij i fundit i njohur ka qenë në Trekëndëshin Michigan.

Ndërkohë që burimet variojnë në lidhje me çfarë është gjetur nga Fluturimi 2501 (disa thonë që nuk është gjetur asgjë, ndërsa të tjera që janë gjetur mbetje që lundronin të pjesëve si pjesë ulësesh e gjëra të tilla), duket e qartë që avioni është përplasur në ujë. E çuditshme është në fakt që avioni ishte në gjendje shumë të mirë dhe në duar shumë të afta në momentin e zhdukjes.

Për më tepër, pavarësisht se kërkime bëhen akoma çdo vit, as trupi i avionit nuk është gjetur dhe as mbetje njerëzore nuk kanë arritur të zbulohen.

Lugina San Luis, në Koloradon jugore, është një zonë ku ka pasur shumë fenomene të pashpjegueshme duke përfshirë këtu edhe shume shfaqje UFO-sh dhe qindra gjymtime kafshësh të fermave.

Shfaqjet e UFO-ve janë aq të zakonshme sa një grua e quajtur Judy Messoline ka vendosur edhe një kullë vëzhgimi të UFO-ve në pronën e saj, që ka vëzhguar më shumë se 50 shfaqje të UFO-ve vetëm që nga viti 2000. Disa prej këtyre janë parë nga shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Për skeptiket e UFO-ve, duhet të jenë më interesante tregimet për gjymtimet e kafshëve në atë zonë.

Ato filluan në vitin 1967, me një kalë të quajtur Snippy. Snippy u gjet një mëngjes me trurin që i mungonte, dhe me kockat e qafës plotësisht të pastruara. Që atëherë, qindra, për të mos thënë mijëra gjymtime të pashpjegueshme kafshësh kanë ndodhur në atë rajon, duke pasur shumë gjëra të përbashkëta – fillimisht, nuk ka asnjëherë asnjë gjurmë gjaku pranë kafshëve, dhe kafshët janë të gjitha të dëmtuara me prerje të sakta, që dallohet që nuk është vepër e kafshëve grabitqare.

Dhe si përfundim, të gjitha gjymtimet u ndodhin brenda natës krijesave që janë të shëndetshme.

Hetimet që janë bërë për këto incidente nuk kanë nxjerrë deri tani asnjë rezultat, por ato vazhdojnë edhe në ditët e sotme.

Disa fermerë raportojnë që kanë parë drita të çuditshme në qiell netët përpara se të gjejnë një kafshë të gjymtuar, duke bërë kështu që të ketë nga ata që besojnë që në këto ngjarje janë të përfshirë jashtëtokësorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here