Ja si stërvitet Ronaldo para Europianit (Foto)

0
126

Si kapiten i ekipit të Portugalisë, ai do të jetë nën presion të madh për të udhëhequr lojtarët e tij për fitore në Kampionatin Europian, që nis javën e ardhshme. Pra, Cristiano Ronaldo, padyshim e ka merituar një pushim jashtë fushave të lojës, ndaj po rrëzitet nga dielli në Ibiza. Fotot e këtij shkrimi janë bërë të premten. Në dukje, CR7 po largon stresin e një sezoni të gjatë e të lodhshëm, teksa e ka lëshuar fare veten. Futbollisti 31-vjeçar shihet tepër i gëzuar në shoqërinë e një zeshkaneje, me të cilën puthet dhe bën gjithçka në bordin e një jahti luksoz. I veshur me një palë mbathje, me shirita, me germa të vogla, portuguezi tregoi çdo pëllëmbë të trupit të vet, një fizik tejet muskular.

Krahët e saj, vajza zeshkane i hedh rreth qafës së futbollistit të njohur, ndërsa ky i fundit e kap për beli. Çifti duket të jetë shend e verë, si ata të të gëzuarit në një valle. Një foto tjetër e ka fokusuar Cristiano Ronaldon me miqtë, në det të hapur. Duke i fshehur sytë nën një palë syze dielli, ylli portugez është në qendër të vëmendjes. CR7 nuk kishte asnjë dyshim për t’ia dhënë vetes këtë liri, para se të jetë në Francë me Portugalinë për “Euro 2016”. Ai shënoi 51 gola në 48 ndeshje, në të gjitha garat e sezonit të kaluar me Real Madridin, ndërsa tani do të jetë shpresë e shtuar për Portugalinë në Grupin F, të “Euro 2016”.

 

ronaldo1

ronaldo2

ronaldo3

ronaldo4

ronaldo5

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here