Herolind Shala: Unë pjesë e Kombëtares, ja e vërteta për fjalët e thëna deri më tani

0
119

Mesfushori Herolind Shala, pas dy ditësh heshtje që nga momenti kur u largua nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale rreth zërave që e shihnin atë t’i bashkohej Kosovës në të ardhmen dhe pakënaqësive ndaj trajnerit.

“Përshëndetje miq. Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë por unë do të vazhdoj ta përkrahi Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim. Zgjedhjet e trajnerit duhet respektuar dhe shpresoj në sukses në Kampionatin Evropian. Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri.”, ishte postimi i Shalës në rrjetet sociale.

Me këto fjalë, mesfushori i talentuar ka dashur të mbyllë polemikat, sidomos ato që lindën pasi vëllai i tij deklaroi se shprehjen “Kosova është Serbi”, do ta barzvlerësonte me “Kosova është Shqipëri”.

13315584_1026637944079428_143274323403752126_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here