Tiranë/ Djali alarmon njerëzit, hipën majë pallatit dhe për më shumë se gjysmë ore varet poshtë (Video)

0
136

https://youtu.be/9A1emhLRf70

 

Një situatë e pazakontë ka alarmuar njerëzit tek zona e “Nshrakut”, ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Një djalë prej më shumë se 30 minuta bën lëvizje të rrezikshme në katin e fundit të pallatit.

Godina mund të jetë 10-katëshe, ndërsa një nga studentët që ndodhej aty ka filmuar momentet ku djali, që duket në moshë të vogël, bën lëvizje të pakontrolluara, ecën nga njëri cep në tjetrin dhe më pas qëndron më këmbë varur.

“Pershendetje jeta osh qef. Ky djali po ben nja 15-20 minuta qe po ben xhiro aty lart, dhe eshte vetem. Se di se per cfar eshte ngjitur deri aty, por me sa kam par nuk eshte me mendie te mir. Si te bejm per kte rast? Te zona nshrakut, ku rrin autobusat e zones se jugut. Rruga eshte shume e ngushte ne menyre qe te shohesh katin e fundit te atij pallatit. Nuk jam banor, por rri te kjo zona se jam student dhe asnjihere skam pare keshtu me perpara. Vetem ben xhiro rreth e rrotull pallatit, ulet ne cep dhe shef poshte pa frike. Po lajmëroj policinë”, kanë qenë këto fjalët e studentit të shqetësuar.

Shpresojmë që kjo mos të jetë serioze dhe djali të zbresë nga ai pallat shëndoshë e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here