Vokshi: Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas

0
123

 

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u shpreh se tashmë PD është gati për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën, pasi qytetarët treguan se i besojnë kësaj force politike me daljen e tyre masive në shesh.

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Vokshit tha se nuk do të ketë kthim pas dhe se do të vijohet me protesta.

Vokshi: Kemi kaluar një proces jo pak të vështirë, riorganizmin  e PD. Fakti i mirëorganizimit të protestës ishte testi i parë që u kalua me sukses edhe sepse elektorati na besuan. Pra jemi një forcë që qytetarët i besuan. Jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë, ata besuan tek kjo forcë politike. A jemi ne gati? Po jemi! Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas. Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të bërë opozitë reale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here