Sërish protestë! Organizimi në rrjet: Arrestoni Ardi Veliun…

0
133

Të rinjtë vazhdojnë të organizohen në rrjetet sociale. Ata kanë paralajmëruar sërish një protestë sot në orën 18:00.

Në një njoftim viral në rrjet thuhet se kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon arrestimin e kryepolicit Ardi Veliu.

Në një reagim, Vetëvendosje shprehet se dorëheqja e Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës nga një fektiv policie nuk mjafton. Sipas Vetëvendosjes, Policia, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik.

“Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu”, shkruhet në një deklaratë nga VV.

Reagimi

Në reagim, thuhet:

Arrestoni Ardi Veliun

Tre ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur. Dorëheqja e sotme e ministrit Sandër Lleshaj, pas protestave të shumta, nuk mjafton. Për publikun e gjerë është bërë e qartë se Policia e Shtetit, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik. Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu.

Ardi Veliu është kryepolici i shtetit policor që ka instaluar qeveria Rama. Protestat e sotme në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit ishin vazhdimësi e zemëratës së akumuluar nga të rinjtë shqiptarë për shkak të mungesës së drejtësisë, prej përdhosjes së të drejtave dhe nga kriza shumëdimensionale ku regjimi e ka zhytur vendin. Kemi parë sot pamje të një të riu të gjakosur teksa rrihej nga efektivët e policisë. Kemi parë edhe pamjet filmike të një efektivi të policisë që gjuan drejt protestuesëve me armë, që mendohet se mund të jenë plumba gome. Mirëpo, edhe për përdorimin e plumbave të gomës, rregullat janë të qarta, dhe kërkojnë që ato të drejtohen ose drejt tokës, ose në pjesët e poshtme të trupit. Mediat po raportojnë gjithashtu se Policia ka shoqëruar sot në komisariate edhe të mitur, madje edhe gazetarë që kanë filmuar dhunën policore. Në Korçë, është raportuar se katër protestues janë shoqëruar në komisariat dhe janë gjobitur me nga 5.000.000 Lek të reja secili (rreth 40.000 Euro secili) për pjesëmarrje në protestë të paligjshme.

Të gjitha këto sjellje të Policisë së Shtetit janë vazhdimësi e tentativës për konsolidimin e shtetit policor. Nuk është hera e parë që Policia e Shtetiti sillet në këtë mënyrë. Kujtojmë rastin e dhunës së shfrenuar ndaj qytetarëve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, në shkelje të Kushtetutës, apo edhe rrahjen brutale të një të mituri nga Policia për shkak se po endej rrugës gjatë orës policore. Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në këtë ditë, në vend që të arrestohen të rinjtë që dolën në protestë në kundërshtim të padrejtësisë së thellë që është rrënjosur në Shqipëri, Policia e Shtetit do të duhej të arrestonte kryepolicin Ardi Veliu. Kërkojmë nga Prokuroria të lëshojë menjëherë urdhërarrestin për këtë zyrtar të kriminalizuar që drejton Policinë e Shtetit.

Drejtësi për Klodianin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here