Policia e Korçës ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi bullgar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është 36 – vjeçari, Rumenov Rusev dhe u ndalua nga autoritetet kufitare në Qafë Thanë.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, rezultoi se në Shkurt të këtij viti, 36 – vjeçari është dënuar nga Gjykata Speciale e Bullgarisë, me 9 muaj burg, për kryerjen e veprës penale: “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtja e instrumetave software të dizenjuara për falsifikim”.
Policia ka njoftuar Zyrën Qendrore të Interpol Tiranës, për veprime të mëtejshme.