Berisha: Pajisja e përgjimit shkeli sigurinë kombëtare, video skandale në zyrat e Tiranës me “peshkaqen” të mëdhenj

0
109

“Rama e mori shtetin me borxh 62.2 % dhe e ka  tani73% borxhin tani. Janë larguar investitorët dhe flamurmbajtësit e investimeve në Shqipëri”

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë për Tonight Ilva Tare  në Ora-News ka deklaruar se përjashtimi i tij nga Palrmenti është bërë për fjalën e lirë. Berisha tha se Ina Rama në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithcka për të sobotuar pushtetin e Berishës. Ish-kryeministri këmbënguli se pajisja në Policinë e Shtetit ka kryer shërbimet, duke theksuar se ajo është një pajisje e frikshme e prodhuar në Izrael. A ka një video të ngjashme me atë të Shukri Xhelilit? Berisha thotë se po dhe atë e ka një tv, pa preferuar t’i përmend emrin.

 

 Dua t’ju pyes për përjashtimin për herë të dytë nga parlamenti brenda një muaji?

 

Një ndërim i veçantë, se asgje për njeriun nuk mund te jetë më themelore se fjala e lirë, ky është një dështim për fjalën e  lire. Nëse merrni arkivën e televizionit tuaj do të gjeni Ramën, Ballën, Erjonin që i thonë Sali Berishës, krimenel. Midis atij që bën dhe atij që heshtë, ai që hesht është më i ligë. Më ka detyaruar të ulem me kriminelë në krah, kam interes atë larta që kam shkuar në parlament dhe jam ulur me kriminelë, edhe pse nuk kam dashur.

 

Këta kriminelë janë të gjithë nga mazhoranca?

Nëse gjen një deputet demokrat në parlament tani, por edhe më përpara  që nga viti 1991 me krime të parashikuara në konventë unë largohem menjëherë nga politika. Nëse gjendet edhe një kandidat për deputet unë përgjigjem me dorëheqjen time nga jeta poltike, përgjigjem me karierrën time. Ky krahëson krime me aksidentit rrugor,  krahëson vrasjen me ligjine ramiz alisë për  arratisje.

 

Mendoni se e tejkaloni masën me gjuhën që përdorni në Kuvend?

Realiteti i Kuvendit është i paimagjunieshëm. Po nëse , mediat ulin koken për të përdor emrat e kriminelëve, nëse opozita nuk përdor emrat e tyre, kjo bën peshën e krimit  më të madhe në Shqipëri. Nuk kam pasion për të përmenduar Shullzerit po kur shikoj situatën nuk mund të hesht.

 

A janë lodhur njerëzit nga ato që dëgjojnë në parlament, sepse tani nuk po punohet për ligjet?

Unë mendoj se në parlament bëhet një transparencë dërrmuese për qeverinë, sepse kanë dalë problemet dhe skandalet më madhore të qeverisë. Ka një mazhorancë që e ka ditën e ferrit të enjten. Unë të paktën një vit më parë u ngrita dhe kërkova të zbatoja rrefgulloren dhe ata qeshën. Ata përdorin retorikë banale, parlamenti është i tyre pastaj i opozitës.

 

Ka mjete të tjera për tu bërë këto diskutime, atje duhe ttë diskutohen ligjet, ka humbur logjika e akuzave dhe populli nuk

Nuk është faji im që ai jeton në kohën time, unë kam bërë dorëzimet. Pse fillon dhe mbaron me kohën time, sepse ka kaluar në disfatë dhe mendon se mund të nxij kohën time, kurse unë bëj avokatinë dhe demaskoj aktualitetin. Qytetari dixhital është i respektuar.

 

Pse lajmi kalon më parë nga Sali Berisha?

Se njerëzit kanë besim tek mua. Ata kanë besim që une lajmin e tyre ja përcjell publikut. Jo çdo mesazh i qytetarit dixhital është i sakte, por mbi 90 %  e denoncimeve të tyre, janë të verteta dhe i kanë rezistuar kohës.

 

A jeni pro legalizimit të marijuanës?

Jam kategorisht kundër, legalizimit. Është mashtrim ajo që thonë këta se Greqia ka legalizuar marijuanën se ajo që legalizoi Greqia është një vitaminë, jo Sativa.

 

Një denoncim që ka një pajisje përgjimi nga Policia e Shtetit, ndërkohë që nga hetimet nuk…

Ky në fakt është një nga infromimet e qytetarit dixhital që përben skandal. Një pajisje është futur në Shqipëri në mënyrë ilegale, dhe është futur disa herë në Shqipëri Ajo pajisje është bërë për të bërë identifikimin për vendodhjen e krimnelëve dhe ka rregullat e veta për tu futur,  është futur  disa here në Shqipër, këtë herë në mënyrë ilegale. Kjo pajisje është një lubi përgjimesh. Kjo pajisje ka shkel ligjin e sigurisë kombëtare. Çështja e përgjimeve rregullohet me ligje të veçanta dhe nuk mund të futet një pajisje e tillë pa u përcaktuar përse është futur. Pajisja ka përgjuar jo vetëm mbi 370 personalitete po edhe  qindra qytetarë. Pajisja është shëtitur në territore që të shtyn të besosh se janë përgjuar ambasada të huaja. Janë  përgjuar ambasadorë dhe qindra personalite.

 

Janë kryer përgjime edhe në kohën e Partisë Demokratike?

Ka qënë pajisje e ardhur për trupat tona në Afganistan. Përgjime të paligjshme nëse ka bërë SHISH, unë nuk di. Kam konstatuar disa përgjime që janë bërë që janë të paligjshme, të bëra nga Rama. Rast i përgjimit që  i është bërë Ilir  Metës në 2008, pa autorizimin e kryetares së parlamentit është shkelje e ligjit.  Edi Ramën e ka ndihmuar Ina Rama që ishte prokurore në atë kohë. Edi Rama është manjak regjistrimesh.

 

Ju keni deklaruar se në videoskandale janë përfshirë edhe persona që qeverisin, pra skandalet nuk janë vetëm në Periferi?

Unë kam një ligj, bëj publike ose quaj publike vetëm video politike, por theksoj që për personat publike, jeya e tyre private është publike. Une  e kam vlerësuar rastin e videos së Kryebashkiakut  që beri transparent një fenomen të shëmtuar , të kërkesave amorale për vende pune dhe unë e vlerësoj këtë. Qyetari më thotë mua që televizione kanë  video të tjera si ajo. Po tha qyetari dixhital që x televizon ka një apo dy video të tjera që ka në qendër  peshkaqenë të mëdhenj. Unë kam besim që televizonet do ti nxjerrin ato. Kur u thashë në fillim për Riformaton,  thanë për të që janë mushkonja, pastaj doli Riformato.

 

Kryeministri tha se po ul borxhin dhe po rimëkëmb gjendjen ekonomike pasi ju e kishit lënë vendin në gjendje shumë të keqe ekonomike?

Të gjitha janë histori suksesi imagjinare, të një njeriu që nuk ka konceptin se çfarë është ekonomia. Nuk ka dënim më të madh sesa të degjosh retorikën e varfër, tërkuz të një njeriu që është një priktor dështak. Shtetin e ka marrë me borxh 62.2 % dhe e ka 73% borxhin tani. Janë larguar investitorët dhe flamurmbajtësit e investimeve në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here